Aktuale
Problemi i hapësirave për rekreacion në Prishtinën e vitit 1983
Prishtina ka disa hapësira rekreacioni, por që konsiderohet sa ka nevojë për më shumë të tilla. Për këto hapësira ishte menduar edhe në vitin 1983. Atëbotë ishte planifikuar të ndërtoheshin disa qendra rekreacioni në disa lagje, por që ato sot e asaj dite nuk u bën kurrë.
“Dhe ashtu në tërësi duke se ndërtimi i qytetit tonë i lëshohet rastësisë. Askush nuk mërzitet përse nuk ka objekte rekreacioni. Secili përgjegjësinë do ta bartë diku tjetër. E ne jemi qytet i të rinjëve të arsimuar të cilët në të ardhmen do të jenë dëshmitarë për atë se si është ndërtuar qyteti ynë”, shkruhej në të përditshmen “Rilindja”, të datës 4 tetor 1983.
Ndonëse një nevojë e kahmotshme e kryeqytetit dhe jo vetëm, mungesa e hapësira rekreative po vazhdon të ndjehet e të diskutohet edhe sot.
Diskutimi po bëhet me qëllim që të gjendet një rrugëdalje për krijimin e këtyre hapësirave që do t’iu dilnin në ndihmë qytetarëve, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë në to.
Edhe pse propozime të shumta vazhdojnë të bëhen, një zgjedhje konkrete kundrejt këtij problemi vazhdon në mungojë.
Ndërtimi.info iu sjell tekstin e botuar, atë kohë nga gazeta tradicionale “Rilindja”, ku gjerësisht shtjellohet ky problem dhe mëdyshja se a ka në Prishtinë vende rekreative të mjaftueshme për t’u shfrytëzuar gjatë kohës së lirë.
Gjeni më poshtë foton e publikuar në gazetën “Rilindja”, në vitin 1983./Ndërtimi.info/





