Connect with us

Aktuale

Problematika me zhurmën e bizneseve në pallate, ja si do bëhet zgjidhja

Published

on

Shpesh herë në pallatet tona bashkëjetojmë me biznese të ndryshme, duke nisur që nga zyrat e deri te aktivitete të tjera si marangoz, servise makinash, zdrukthëtari, të cilat bëhen shkak për zhurma të forta dhe ndotje të ambientit, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët.

Një problematikë e mbartur prej dekadash dhe që sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në radhë të parë ka ardhur për shkak të dualitetit që krijon legjislacioni, nga njëra anë për institucionet që japin lejet mjedisore dhe nga ana tjetër për institucionet që duhet të menaxhojnë territorin dhe vet problematikën e qytetarëve.
 
“Ajo që ne kemi parë është që ne kemi një anomali, në mënyrën se është qeveria qendrore ajo që jep licencat mjedisore të tipit “c”, pra që janë kategoria e shërbimeve në zona të banuara. Varësia në qeverinë qendrore për të paktën 27 vjet nuk ka funksionuar dhe ne nuk dimë të dallojmë cila është një zonë rezidenciale dhe cila është një zone biznesi”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
 
Ndaj nisur nga një problematikë e përhapur jo pak, Bashkia e Tiranës kërkon t’i japë zgjidhje, së pari ligjore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar për këtë qëllim ndryshime ligjore. “Ajo që ne  kemi kërkuar dhe kemi gjetur dakordësinë me kryeministrin dhe ministrin e Mjedisit është që kjo duhet të jetë një kompetencë që e jep bashkia. Bashkia mund të kontrollojë  nëse banorët e kanë dhënë dakordësinë që ambienti i tyre i banimit të jetë dhe zyrë, të jetë dhe restorant, të jetë dhe call center, të jetë dhe disko. Kështu që shumë shpejt do t’i propozoj qeverisë shqiptare amendimin e ligjit të mjedisit, ku licencat e kategorisë “c”, pra të  aktiviteteve tregtare në zonat e banuara t’i kalojnë pushtetit vendor”, thotë Veliaj.
 
Me planin e ri urbanistik bashkia ka përcaktuar edhe disa nga zonat që do të jenë të fokusuara tek biznesi që kërkon zyra. Kështu rreshtat e parë të ndërtimeve në Bulevardin e Ri do të jenë të përcaktuara për biznese dhe zyra, po ashtu edhe disa ndërtime të reja që nuk janë në lagje të banuar dhe janë me fokus hotele.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending