Featured
Prishtinës do t’i kthehet qendra historike

Qendra Historike e Prishtinës pas shumë kohësh ka mundësi që të ketë pamjen që është dashur jetë gjithmonë.
Kjo do të bëhet në kuadër të një marrëveshje që Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar me organizatën zvicerane Sëisscontact, me qëllim të nxitjes së turizmit në kryeqytet.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, ka bërë të ditur se në bazë të kësaj marrëveshje do të relaizohen disa projekte që kanë të bëjnë me trashëgiminë.
“Dje Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me organizatën zvicerane Swisscontact për të nxitur zhvillimin e turizmit në Prishtinë. Jemi pajtuar, përveç tjerash të mbështeten veprime që do ta kthejnë qendrën historike në zemër të kryeqytetit. Në kuadër të marrëveshjes do të bëhet edhe strategjia komunale për turizëm, qendra e turizmit, brand identiteti i qytetit, zhvillimi i muzeut Ibrahim Kodra dhe muzeumeve të tjera, do të trajnohen dhe çertifikohen ciceronë por edhe projekte tjera që lidhen me trashëgiminë. Në kuadër të këtij projekti do të rigjallërohet dhe rinovohet Qendra Historike e Prishtinës, për herë të parë pas shumë dekadash”, ka shkruar Rugova në facebook.
