Aktuale
Pretendonin në zgjidhjen e shpronësimit të tokave Hade e Shipitullë, banorët bllokojnë komunën
Problem i shpronësimit të tokave në Hade dhe SHipitullë vazhdon ende.
Edhe pse institucionet, KEK dhe Qeveria kishin deklaruar se është arritur një marrëveshje mes banorëve të këtyre dy fshatrave dhe do të nis puna e ekskavatorit për prodhim të thëngjillit, një gjë e tillë nuk del të jetë ashtu. Meqë banorët e këtyre fshatrave me të cilët pretendohet se është arritur marrëveshja kanë bllokuar zyrat e Komunës së Obiliqit.
Banorët e katër lagjeve të Obiliqit si lagja Mjekiqi, Mirena, Berbatofci që në paraditen e sotme, nga ora 07:00 janë duke protestuar përball objektit të kësaj komune.
Banorët e fshatrave Hade e Shipitullë po protestojnë para komunës së Obiliqit duke kërkuar nga Qeveria e Ramush Haradinajt shfuqizimin e vendimeve që ka marr qeveria paraprake për shpronësimin e pronave të tyre, raporton Ekonomia Online.
Banorët thonë se ekskavatorët e Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë hyrë në zonën e rrezikshmërisë dhe ata nuk duan të lejojnë këtë.
Faynir Mirena, nga lagjja “Mirena” e fshatit Hade tha se kryetari Xhafer Gashi u ka premtuar përfaqësuesve të banorëve që sot ta takojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai tha se e duan që KEK-u të punësoj banorët e fshatit gjithashtu duan një çmim të dinjitetshëmpër shpronësimin e pronave të tyre.
Haradinaj sot do të qëndrojë në Obiliq. Në orën 10 ka paralajmëruar vizitë në KEK, ndërsa në orën 11 ai do të shkojë në vizitë te bashkëpartiaku i tij kryetari i komunës Xhafer Gashi, raporton EO