Featured
Pretendohet për keqpërdorim me paratë për ndërtimin e shtëpive humanitare
Komuna e Malishevës kritikohet për keqpërdorim të parasë publike që jepen në emër të solidaritet.
Këto akuza i ka bërë Alban Krasniqi, dikur kandidat i kësaj komune nga radhët Vetëvendosjes në zgjedhjet e 2013’tës.
Pretendohet se familjet në nevojë përfshirë edhe familjet e dëshmorëve dhe martirëve që iu janë drejtuar komunës së Malishevës për ndërtimin e shtëpive u ka vjedhur hiq më pak se 600 euro.
Krasniqi ka bërë llogratijet e materialit ndërtimor, ku një thes cement sipas komunës kushton deri 8 euro, ndërsa e njejëta sasi në treg sillet deri në 4 euro.
E për këtë Krasniqi ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, që të dëshmoj të kundërtën e faturave dhe dokumenteve.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Kush në Malishevë po vjedh paranë publike në emër të solidaritetit?
Ka vite që shume familje në nevojë përfshirë familje dëshmorësh dhe martirësh i drejtohen komunës së Malishevës për ndihmë në ndërtimin e shtëpive, e cila sipas rastit ua ndan (sipas dëshmitarëve) nga 2000 euro vlerë në material ndërtimor.
Mirëpo, në fakt vlera e materialit ndërtimor cilësor sipas çmimeve të tregut nuk kushton më shumë se 1400 euro që do të thotë se komuna me disa kompani të saj ua vjedh këtyre familjeve hiq më pak se 600 euro, pa përmendur këtu cilësinë e dobët të materialit.
Psh. një thes cement në faturat që komuna i mban fshehur shkruan se kushton deri 8 euro, derisa çmimi i tregut sillet deri në 4 euro.
Të vjedhësh në kurriz të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve është krimi më monstruoz që mund ta bësh.
E ftoj publiksht komunën dhe kryetarin Begaj që ta dëshmojnë të kundërtën me fatura dhe dokumente.
Jam mëse i bindur se kemi të bëjmë me krim të organizuar dhe se prokuroria sa më parë duhet të merret me rastet e tilla.
Foto 1: Dokumenti zyrtar i komunës ku shihen artikujt e furnizuar që thuhet se kushtojnë 2000 euro.
Foto 2: Profaturë ku shihet se sa kushton materiali ndërtimor sipas çmimeve të tregut.
You must be logged in to post a comment Login