Connect with us

Featured

Premtohet ndërtimi i autostradës Gjakovë – Klinë

Published

on

Infrastruktura e Gjakovës do të përmbyllet si për rrugë të reja, për ujë të pijes, për kanalizime, për shtretërit e lumenjve, si dhe buxheti ka me u rritë prej viti në vit, i cili do të reflektojë te bujqit, te fermerët dhe bizneset.

Kështu tha kryeministri njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Gjakovë ku ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.

Po ashtu kryeministri tha se qeverisja me AAK-në do të jetë e dobishme për ndërmarrësit, zejtarët, si dhe buxhet të veçantë do të ndahet për studentët e dalluar të Gjakovës.

Ai duke i uruar Gjinit punë të mbarë si kryetar prej mbrëmjes së diel, tha se përkrahjen e tij si kryeministër mos ta vejë në dilemë.

Sipas tij, ka ardhur dita t’ia lajë borxhin Gjakovës dhe ta ndërtojë autostradën Klinë-Gjakovë.

“Për të shkuar te nëna dhe babai im vij rrugës Klinë-Gjakovë, andaj, e pres me gëzim Vitin e Ri të ardhshëm se kam me ardh nëpër autorrugë. Pali dhe Ardiani nuk e thanë, se patën dëshirë me thënë unë, por përnjëmend po ju them se vitin që vjen ka me u bërë rruga katër trakshe prej Kline në Gjakovë. Për ta renovuar një urë kanë pritur me muaj, urën në Rakovinë, të cilën herë e kanë rinovuar e herë u prish dhe vlera e atij renovimi 1.7-2 milionë, mirëpo me bërë këtë rrugë që po flas unë është 100 herë aq dhe bëhet një herë për 50 vjet jemi zotëri. Malli i ynë, ekonomia jonë, qarkullon pa problem, njerëzit dhe kushdo me ardhë deri në Gjakovë me punu apo për qejf vjen si zotëri”, deklaroi Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se kanë përgatitur një program qeverisës që nuk e kanë asnjë parti politike tjetër, me një vizion për ta zhvilluar Gjakovën, që do të bëhet për t’u ndier mirë gjakovarët dhe mos me pas në plan me i kap ‘strajcat’ me ikë

Gjini theksoi se e kanë në plan rritjen ekonomike, por jo duke parë ëndrra. Ai duke folur për sigurinë e qytetarëve, tha se kanë punuar mjaft në programin qeverisës për shëndetësi, ujë të pijes, për rrugët, si dhe për bujqit.

Ai ka veçuar disa projekte që do të zhvillohen në qeverisjen e tij, si për Krenën, për pendën e Drinit, për parqe, për rrugën e Radoniqit, si dhe investime për rrugën tek maja e Kunorës dhe për varrezat e dëshmorëve.

Gjini ka treguar se kur kishin hartuar programin qeverisës ishin në mëdyshje se do të realizohen të gjitha projektet dhe i kishin vënë yje disa projekteve madhore, por me ardhjen e Haradinajt kryeministër, ai tha se hoqën të gjitha yjet.

Kandidati për kryetar tha se Gjakova nuk do të jetë më e diskriminuar, por do të ketë investime dhe do t’i hiqen hallkat Gjakovës për ta ndezur makinën dhe mos u ndal kurrë më.

“Është e vetmja rrugë për me ia hequr ‘llastiqet’ Gjakovës, me ngritë në këmbë dhe me ecë vet. Kur kjo makinë në Gjakovë ndizet nuk ka me u ndalë kurrë më. Edhe ne jemi bashkë këtu dhe të gjithë ju, se kemi me ndezë këtë makinë dhe nuk me u ndalë kurrë. Situata sot është e tillë sikur një person me vite e me vite me pas provuar fatin e vet për me fituar diçka dhe me i ardhur një engjëll me i fol të veshi: ‘luje 50-shin, se është numri yt’… Ne të gjithë e duam Gjakovën, e duan njerëzit e Gjakovës, e dimë çka duhet me u bërë, por nuk mundemi me u arrit të gjitha synimet tona pa e pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, e këtë mbështetje ne tash e kemi, e mbështetjen e sinqertë, mbështetjen e sinqertë, sepse në krye të qeverisë e kemi njeriun, të cilin ne e kemi besuar”, deklaroi Gjini.

Ish kryetari i komunës së Gjakovës dhe aktualisht ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se kryeministri Haradinaj do të jetë garant për projektet madhore për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës. Sipas tij, Gjakovës i mungojnë investimet qe 50 vjet.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending