Featured
Premtimi për ujë, i panevojshëm për vushtrriasit
Kandidatët për kryetar komune në Vushtrri po premtojnë ujë 24 orë. Por, në fakt shumica e vendbanimeve atje tashme kanë ujë me bollëk. Këto zotime po shihen të panevojshme nga drejtuesit e ujësjellësit në këtë vend.
“E garantojmë me vetëdije të plotë se qytetari jonë për momentin ata të cilët janë të kyçur në rrjet të ujësjellësit kanë ujë 24 orë. Përpos në raste teknike dhe ajo na ndodhë vetëm në lagje dhe jo në komplet qytetarin”, tha ai.
Kjo konfirmohet edhe nga ata që jetojnë në brendësi të Vushtrrisë.
“Kemi vallha ujë se ne e kemi me hidroforë e nuk e dimë kur ndale e kur vjen”, thotë njëri nga banorët për Klan Kosova.
“Po po ka ujë”, tha një banorë tjetër.
Por ujë të mjaftueshëm nuk kanë banorët e fshatrave të Komunës së Vushtrrisë.
Megjithatë edhe kjo çështje do të rregullohet dhe se kjo çështje nuk është e politikanëve.
“Faza e parë do të shkoj në rrjetin kryesor e cila veçse është kryer si projekt dhe është pranuar teknikisht. Ndërsa, tash në fazën e dytë pësim të dalin kycet sekondare”, tha zyrtari i ujësjellësit në Vushtrri.
Sipas tij furnizim të pandërprerë do të ketë edhe në të ardhmen pavarësisht se kush do ta marr në udhëheqje Komunën e Vushtrrisë.