Connect with us

Aktuale

Prapaskena e ligjit për Teatrin, Kuvendi: Presidenti ta shpallë ose të heshtë

Published

on

Drejtoria Juridike e Kuvendit shpjegon për gazetën “Shekulli” nenin 85 të Kushtetutës, sipas të cilit  Presidenti ka të drejtë që ta rikthjë ligjin vetëm njëherë për rishqyrtim. I vetmi mjet që ka Presidenti për të zgjidhur konfliktin është Gjykata Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit.

Burimeve zyrtare nga Drejtoria Juridike e Kuvendit të Shqipërisë treguan për “Shekulli”-n aspektet ligjore të draftit për Teatrin që ndodhet në Presidencë, pas ndryshimeve të bëra. Sipas nenit 85 të Kushtetutës Presidenti nuk ka të drejtë që ta rikthejë ligjin, por në kushte të tilla atij i mbeten dy alternativa: ta shpallë ose të heshtë për 20 ditë. “Sipas nenit 84,1 Presidenti duhet ta dekretojë ligjin, ndërsa sipas nenit 84,2 ligji shpallet në ato raste kur Presidenti nuk e respekton nenin 84,1, dhe nuk e dekreton brenda 20 ditësh. Pasi kalojnë 20 ditë dhe Presidenti nuk është shprehur, Kuvendi e çon për botim ligjin brenda pesë ditësh. Pra, ky është rasti i dytë: kur ai nuk është shprehur ose kur nuk e ka kthyer ligjin në Kuvend. Pika 3 thotë: Pasi kanë kaluar 15 ditë nga botimi në Fletorën Zyrtare, në rastet e jashtëzakonshme ose për nevoja të ngutshme Presidenti e jep pëlqimin. Pra, ne kemi dekret për dhënie mendimi nga presidenti dhe ligji hyn në fuqi menjëherë. Këto janë format të cilat shfaqet një ligj. Kushtetuta ka përcaktuar edhe një mjet kontrollues, siç është e drejta e Presidentit për të kthyer ligjin për rishqyrtim. Por këtu thotë: për ta kthyer ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. Kuvendi ka dërguar ligjin për shpallje te Presidenti, por në bazë të nenit 85 Presidenti nuk ka të drejtë që ta rikthejë më ligjin për rishqyrtim. Ai duhet ose ta shpallë ose të heshtë për 20 ditë”.

Interpretimet e ligjit

Në këtë bisede për “Shekulli”, burime kofidenciale në Kuvend bënë të ditur se ligji ndryshon nga interpertimi që i bëjnë palët politike, pasi opozita i jep të drejtë Presidentit që ta rikthejë ligjin, ndërsa mazhoranca e mohon një gjë të tillë. Por në shpjegimin juridik zëra të fushës brenda Kuvendit kritikuan dispozitën ligjore, duke e cilësuar shteruese për faktin, se nuk i jep të drejtë më Presidentit më shumë se një herë për ta rishqyrtuar ligjin. Edhe pse vendimi varet nga vullneti politik i 140 deputetëve të Parlamentit. “Këto janë thjesht mënyra sesi mund ta shikojë njëra palë apo tjetra dispozitën. Mua dispozita më duket shteruese, kur thuhet: Presidenti i Republikës ka të drejtë ta rikthejë ligjin për rishqyrtim vetëm njëherë. Pra, nuk i jep mundësi që ta rikthejë për rishqyrtim përseri ligjin në Kuvend. Kushtetuta parashikon mjete kontrolluese dhe i jep Presidentit të drejtën e dekretimit, ku përfshihen edhe mjetet që ka parashikuar ligjvënësi për të kontrolluar ligjshmërinë e vetë ligjit. Por në fund të fundit, vullnetin e ka sovrani, e kanë 140 deputetët, ata që firmosin. Presidenti ka edhe një të drejtë tjetër: në rast se nuk pajtohet me ligjin, ai ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Jemi në kushtet e një gjykatë e cila nuk funksionon, por ne flasim për parimet”.

Mjetet e tjera

Nëse Presidenti nuk është dakord me ndryshimet e parashikuara në ligj, ka mjete të cilave mund t’i drejtohet. Në këto raste palët e pakënaqura që kanë vërejtje në ligj e dërgojnë për analizë në Gjykatën Kushtetuese, e cila mungon në vendin tonë. “Nuk mbaron gjithçka te President i Republikës, pasi ekzistojnë edhe mjete të tjera. Kushtetuta nuk është bërë për situaten në të cilën po kalon sistemi i drejtësisë, për shkak të vetingut. Këtu janë përcaktuar parimet, mjetet dhe institutet mbi të cilat mund të ushtrohet kontrolli. Rruga që ka parashikuar Kushtetuta është sipas nenit 131, ku thuhet: në rastet kur nuk bie dakord për përmbajtjen, opozita, Presidenti apo grupet e interesit, kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtutës për ato konstatime që vërejnë në ligj. Më pas Gjykata Kushtetuese në analizën që i bën në seancë, merr vendimin për të cilin është i detyruar ta zbatojë. Pra, ekzistojnë mjete të tjera ligjore dhe nuk shteron te President i Republikës”.

Ervin Bushati: Vetingu i koncesioneve, skemë për gjobëvënie e Bashës

Deputetit i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, në lidhje me vetingun e koncesioneve, që ai e quajti, skemën e gjobëvënies ndaj bizneseve. Bushati përmes një deklarate për mediat ka theksuar se e gjithë opozita është vendosur në shërbim të Bashës, dhe konkretisht për kunatin e tij, Erjon Isufi. “Prej kohësh brenda Partisë Demokratike thuhet haptas se: e gjithë opozita është vendosur në shërbim të familjes së Lulzim Bashës – konkretisht në shërbim të kunatit, Erjon Isufi. Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: “sulmo sipërmarrësit, për të derdhur pastaj para në arkën e kompanisë së kunatit”. Kur i nevojiten më shumë lekë, Luli i sulmon me emër, nga foltorja e PD-së në media”, tha ai. Më tej tha se: “Luli nuk e ka hallin as tek njerëzit, as te opozita, por te xhepi i tij dhe i kunatit të tij. Prandaj edhe kjo fushatë e fundit e Lulit nuk është asgjë më shumë, se sa gjobëvënia e radhës ndaj biznesit shqiptar, për të paguar më shumë para të kompania e kunatit”.

Konstitucionalisti Gjata: Presidenti ka të drejtë ta rikthejë ligjin

Presidenti Meta ka të drejtë ta rikthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim sipas juristit Çlirim Gjata, pasi ligji ka ndryshuar që nga titulli i tij. Për juristin përmbajtja është më e rëndësishme se numri në një ligj dhe për këtë Kreu i Shtetit nuk duhet ta firmosë, pasi materiali i dërguar në Presidencë sipas Gjatës është antikushtetues. Fati i Teatrit Kombëtar ndodhet sërish në pritje të firmës së Presidentit Meta. Kampet politike kanë intepretime të ndryshme të Kushtetutës, nëse Kreu i Shtetit duhet ta kthejë apo jo ligjin për rishqyrtim në Kuvend. Mazhoranca pretendon se Meta nuk e ka të drejtën e firmës në këtë rast, pasi Kuvendi votoi dekretin dhe jo një ligj të ri. Për juristin, Çlirim Gjata, ky pretendim i PS-së bie pasi përmbajtja e ligjit është ndryshuar dhe vendosja e të njëjtit numër është antikushtetues. Ka shkuar ligj me ndryshime, me disa nene të ndryshme, por ligj i ri. Nuk është më ligji që ka qenë, se u rrëzua me dekret të Presidentit dhe u miratuan ndryshimet e reja. Më thoni, ligji numër kaq, as titull dhe as nene, a është ligj?- thotë Gjata. Juristi thotë se Presidenti ka të drejtë shqyrtojë dhe ta rikthejë ligjin në Parlament, pasi ligji i vjetër ka rënë. “Ligji ka përmbajtjen, thelbësore është përmbajtja. Nuk mundet elementi formal të rrëzojë përmbajtjen, nuk mundet të ndryshojë ndryshimet në ligj. Tek Presidenti po shkon një ligj i ri dhe ai ka të drejtën ta kthejë sepse është herë e pare”. Ligji i ndryshuar për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë të hënën ndërsa po shqyrtohet nga kabineti i Kreut të Shtetit. Meta ka afat 20 ditë për ta dekretuar, për ta kthyer në Kuvend ose ta kalojë në heshtje.

Tabaku: 20 mijë shqiptarë, sot quhen skllevër modernë

Trafikimi i qenieve njerëzore, posaçërisht rasti i Shqipërisë, mbetet ende një temë e cila ka mungesë vullneti për njohjen e tij së pari si problematikë e më pas luftës nga ana e qeverisë shqiptare. Deputetja Jorida Tabaku theksoi në Seminarin ndërkombëtar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, se në raportet ndërkombëtare vihet re numri prej 20 mijë shqiptarëve të cilët sot quhen skllevër modernë. “Ëorld Global Survey Modern Day Slavery report (Raporti Global i Ditës Botërore të Skllavërisë), thotë se janë 20 mijë shqiptarë që sot quhen skllevër modernë. 20 mijë nuk është një shifër e vogël. 20 mijë është një shifër e konsiderueshme për popullsinë që ka Shqipëria. E në këto kushte, këto fakte dalin kur Shqipëria kërkon të jetë vend anëtar i BE-së, dhe ballafaqohet me kërkesat për azil, trafikun e qenieve njerëzore dhe mungesën e vullnetit politik për ta parë seriozisht këtë fenomen”, tha Tabaku.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending