Aktuale
Policia jep detajet për zjarrin që përfshiu banesën në Prishtinë

Nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu një banesë te Parku i Qytetit në paraditen e sotme, edhe pse brenda banesë ishin katër persona, kështu ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “Afrim Vitia” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore. Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale edhe pse në momentin kur ka shpërthyer zjarri, brenda banesës ishin katër persona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ende ekipet e policisë për të bërë ekzaminimin e vendit.
Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
—
Digjet banesa në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje
Një banesë është përfshirë nga zjarri te Parku i Qytetit në Prishtine, por deri më tani ende nuk dihen arsyet që e shkaktuan.
Banorët janë evakuuar nga banesa, dhe nuk ka të lënduar, por vetëm që janë tymosur nga zjarri, tregoi udhëheqës i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, për Ndërtimi.info.
Gjithashtu Zeka tregoi se nga përfshirja e këtij zjarri është përfshirë vetëm një banesë.
Ndërsa tha se shkaqet të cilat shpien deri të zjarri ende nuk dihen, por që pas pak kohësh do të dihen më shumë detaje rreth kësaj.
