Aktuale
Podujeva ndan 18 mijë euro për renovimin e sallës së Teatrit
Buxheti i Komunës së Podujevës pritet të “tkurret” për më shumë se 18 mijë euro. Gjithë këto para do të shkojnë për investim në sallën e teatrit të këtij qyteti, më saktësht për renovimin e saj, shkruan Ndërtimi.info.
Komuna e Podujevës ka shpallur tender në vlerë prej 18 mijë e 475 euro për renovimin e sallës së teatrit.
Kështu ka bërë të ditur vet Komuna, përmes njoftimit për dhënie të kontratës që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender janë pranuar gjithsej shtatë kompania, por që fituese është shpallur grupi i operatorëve ekonomik N.N.”ZHVILLIMI”; N.P.N. “Dardania”.
Oferta më e ulët për këtë tender ishte ajo e koncersiumit që edhe e ka fituar tenderin, përkatësisht 18 mijë e 475 euro, ndërsa oferta më e lartë ishte 30 mijë e 639 euro.
“Tribune” Prishtinë – 24,844.29 euro, “Olti Trasing” Prishtinë – 24,987.49 euro, “Kompania Prishtina” Prishtinë – 26,222.00 euro, konsorciumi “ZHvillimi” & “Dardania” Podujevë – 18,475.35 euro, “Arad 94” Prishtinë – 21,983.12 euro “Konstruktori Ing 1969″ Prishtinë – 24,960.16 euro ,”Brezi Kufitar” Podujevë – 30,639.12 euro”, janë ofertat që kanë bërë kompanitë për këtë tender.
Kontrata është dhënë më 3 korrik 2018, ndërsa nënshkrimi i saj planfikohet të bëhet me 9 korrik të po këtij viti./Ndërtimi.info





