Connect with us

Featured

Po zvogëlohet interesimi për të blerë banesa

Published

on

Në shkurt të këtij viti, në qendër të Tiranës apartamentet po shiteshin me shpejtësi, çmimet ishin rritur dhe  menaxherët pohuan se shumica e blerjeve të apartamenteve ishin bërë me pagesë të plotë, në një pjesë të konsiderueshme në cash, sipas një vëzhgimi që Monitor kreu në atë kohë në kryeqytet.

Jo zyrtarisht, të gjithë aktorët e tregut, ndërtues dhe agjentë të pasurive të paluajtshme, pohuan në shkurt se paratë e gjeneruara nga aktivitetet e jashtëligjshme po investoheshin në pasuri të paluajtshme, kryesisht në cash. Ata po blinin shtëpi në zona të mira dhe sipërfaqe të mëdha, që kushtonin rreth 200 mijë euro dhe ishin të papërballueshme nga pjesa normale e popullsisë me të ardhura mesatare dhe nuk mund të bliheshin as me kredi.

Por edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme ka hyrë në të tretin gjashtëmujor me ecuri pozitive sipas burimeve nga agjencitë, ka pasur një stepje në blerjet e pasurive të paluajtshme.

Aktorët e tregut pohojnë se muajt e fundit është vënë re një stepje e blerjeve të mëdha, që e lidhin me procesin e Vettingut, i cili parashikon se do të kalojë në filtër pasurinë e zyrtarëve.

Edhe çmimet janë stabilizuar pas rritjes së llim vitit, madje ka pasur një tendencë në rënie në zonat e preferuara në qendër, ndryshe nga periferia ku është konstatuar një shtrenjtim prej 15-20% muajt e fundit.

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, procesi i vetting-ut ka sjellë pezullim të transaksioneve të kësaj kategorie, e cila është aktore e rëndësishme në treg, shkruan Monitor.

Skemat e përdorura: Të blesh shtëpi me para në dorë, jo aq e vështirë

Të blesh një apartament në cash në kryeqytet nuk është e vështirë. Skema e zakonshme dhe e përhapur më gjerësisht është deklarimi i blerjes së apartamentit me çmimet e referencës, apo çmim fiskal, ku në zona të caktuara shkon deri në 1000 euro më pak se çmimi i tregut, ndërsa pjesën tjetër të shumës në dorë. Pra, në rast se blen një apartament me vlerë reale 200 mijë euro dhe paguan me bankë 100 mijë euro, të cilat i deklaron për efekt taksash, 100 mijë të tjera ia jep firmës së ndërtimit në dorë. Pas disa vitesh, apartamentin e blerë nën vlerën e tregut e rivlerëson.

Kur bëhet fjalë për shuma të pajustifikuara në formën e kursimeve, ndërtuesit ofrojnë mundësinë e derdhjeve periodike fiktive të shumave që nuk e kalonin vlerën e 1 milion lekëve (që është kufiri nga ku fillon e bën deklarimin e burimit të të ardhurave).

Fuqia blerëse

Sipas ekspertëve të ‘realestate’, niveli i pagave në vend dhe shuma mesatare e kredisë që jepet nga bankat nuk e justifikojnë blerjen e apartamenteve të shtrenjta mbi 2000 euro/m2 dhe me sipërfaqe të mëdha mbi 100 m2, por deri në 1000-1200 euro/m2 dhe sipërfaqe të moderuar. Bankat japin kredi mesatarisht në shuma 30-60 mijë euro dhe duke përfshirë dhe kursimet e jetës një familje mund të blejë një shtëpi që kushton mesatarisht 50-100 mijë euro.

Të ardhurat nga sektori informal dhe i kriminalizuar dhe korrupsioni kanë qenë gjithnjë një burim për blerjen e apartamenteve shtrenjta, që kushtojnë minimalisht 250 mijë euro (përveç çmimit të shtrenjtë ato janë në sipërfaqe të mëdha, minimumi 100 metra katrorë).

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending