Aktuale
Planifikimi urban, menaxhimi i ujërave, mjedisi – kompetenca të Asociacionit?

Ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe është takuar sot me përfaqësuesit e komunave me shumicën serbe përgjegjës për planifikimin urban, strehim dhe planifikim hapësinor, transmeton Koha.net.
Në takim është konstatuar që fusha e planifikimit hapësinor, që do të jetë në juridiksion e Bashkësisë së Komunave Serbe, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, do të jetë një nga elementet kyçe për funksionimin të qeverive lokale dhe themel e zhvillimit të ardhshëm të komunës, dhe që duhet të përfshijë fushën e planifikimit urban dhe rural, si edhe fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Përfaqësuesit e komunave kanë shpjeguar problemet e tyre të përditshme dhe kanë paraqitur mënyrën si duhet të organizohen sistemet për të cilat ata janë përgjegjës dhe si mund të jenë më efikas dhe funksionalë brenda Bashkësisë së ardhshëm të Komunave Serbe.
Fusha e planifikimit urban, siç u tha, ndër të tjera duhet të përfshijë infrastrukturën komunale dhe shërbimet publike, rregullimin e marrëdhënieve banesore dhe aktivitetet e banimit, inspektimin, aktivitetet në planifikimin urban lokal dhe rajonal, menaxhimin e hapësirave publike, sondazhet publike dhe mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive, shpronësimin e tokës të destinuara për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekte me interes publik…
Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan që në fushën e planifikimit rural BKS të ardhshëm duhet të përfshihet në realizimin e planeve vendore të lidhura me zhvillimin e bujqësisë, menaxhimin e ujit, pylltarisë dhe gjuetisë, përmirësimin e tokës bujqësore, ujit dhe pyjeve, mbrojtjen dhe inspektimin në këto zona, menaxhimin dhe ndarjen për përdorim të tokës bujqësore në pronësi publike, kujdesin shëndetësor të kafshëve dhe bimëve, inspektimin veterinar, sanitar dhe fitosanitar në prodhimin dhe transportin e kafshëve, bimëve dhe fidanëve.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se në Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe duhet të përfshihet edhe mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi e burimeve natyrore dhe të mallrave.
