Arkitekturë
Plani për hotelin gjigant
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/hoteli.jpg)
Arabia Saudite po tregon ambicie për të katërfishuar numrin e vizitorëve në vendet e saj, deri në vitin 2030. Kështu, vendi ka vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për disa projekte madhore për të arritur qëllimin e saj.
Do të shpenzohen 26.6 miliardë dollarë për të zgjeruar Xhaminë e Madhe në Mekë, me qëllim që të akomodohen më shumë pelegrinë, ndërkohë që po investon 3.6 miliardë dollarë për të ndërtuar një hotel aty pranë me 10.000 dhoma, i cili do të jetë më i madhi në botë.
Për të nxitur zhvillimin e turizmit, Arabia Saudite ka në projektet e saj ndërtimin e linjës hekurudhore Mekë – Medinë, ku do të shpenzohen rreth 80 miliardë dollarë.
Të tjera fonde janë vënë në dispozicion për të restauruar dhe përmirësuar vendet historike dhe fetare në të gjithë vendin, pasi qeveria synon të dyfishojë numrin e vendeve të trashëgimisë saudite të regjistruara në UNESCO deri në vitin 2030.
Shpenzimet për vendet fetare dhe historike të Arabisë Saudite janë pjesë e një përpjekjeje nga udhëheqësit e vendit për të larguar vendin nga “varësia” e saj prej naftës.
Industria e naftës përbën rreth 87% të të ardhurave të qeverisë, 42% të PBB-së dhe 90% të eksporteve të vendit. Por me çmimet e naftës që mbeten në “depresion”, ekonomia e Arabisë Saudite “po vuan” – PBB-ja e saj u tkurr me 0.5% në tremujorin e parë të këtij viti, shkaktuar nga sektori i naftës dhe gazit duke u kontraktuar me 2.4% në të njëjtën periudhë.
Për të larguar vendin nga varësia e naftës, udhëheqësit e Arabisë Saudite vitin e kaluar lançuan një udhërrëfyes për diversifikimin e ekonomisë së vendit, të quajtur “Vizion 2030”, të orientuar nga zhvillimi i turizmit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)