Aktuale
Piramida 4 mijë vjeçare e zbuluar së fundmi në Egjipt është kthyer në një atraksion turistik
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/auto_Piramida1562182610.jpg)
Një piramidë 4 mijë vjeçare në Egjipt do të hapë dyert për publikun për herë të parë. Brenda saj zbulohet një rrjet rrugësh të ndërlidhura dhe një dhomë varrimi e lashtë.
Një grupi arkeologësh të ministrisë Egjiptiane të Antikitetit, iu është dashur më shumë se një vit për të pastruar dhomën e varrimit e cila ishte mbuluar nga gurët dhe mbeturinat.
Gurët e rënë u rivendosën në vendet e tyre origjinale dhe u instaluan shkallët prej druri. Aty ekspozohen një shumëllojshmëri objektesh të cilat u zbuluan pas gërmimit, duke përfshirë hajmali, artefakte dhe relikte të cilat ishin të padëmtuara si edhe një sarkofag i pikturuar.
Piramida e ndërtuar me tulla balte në Fayoum, e cila u gërmua për herë të parë më shumë se një shekull më parë, besohet se është ndërtuar nga faraoni Senusret II i dinastisë së 12-të.
Sipas mbikëqyrësit të muzeut, Ashraf Sobhy, faraoni Senusret II është një nga sundimtarët e Mbretërisë së Mesme që zgjodhën të varroseshin në Fayoum, 60 km në jug të Kajros.
Duke qëndruar në dhomën e varrimit të Mbretit Senusret II, Sobhy tha se vendimi për të zgjedhur Fayoum, si vendin e pushimit të përjetshëm ishte i lidhur me projektet e nisura gjatë Mbretërisë së Mesme.
Piramida është mbyllur që nga zbulimi në shekullin e 19-të, por Ministria egjiptiane e antikiteteve vendosi ta hapë atë si një atraksion turistik, pasi sektori i turizmit është një nga burimet kryesore të vendit./oranews/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)