Connect with us

Aktuale

Pezullohet procesi i dhënies në shfrytëzim të kiosqeve në kryeqytet

Published

on

Me 43 vota për, Kuvendi Komunal i Prishtinës, miratoi pezullimin e procesit të dhënies në shfrytëzim të kiosqeve deri në harmonizimin e kritereve përballuese për konkurrentët.

Kjo u arrit pas një debati që u zhvillua mes asamblistëve, të cilët e quajtën joligjor vendimin e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti për vënien e kriterit për qarkullim në vlerë prej 5 milionë euro për aplikuesin.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe pronarët e kiosqeve të cilët paradite protestuan për vendimin e komunës për shpalljen e këtij ankandi i cili sipas tyre është diskriminues dhe përbën kritere të papërballueshme për ta.

E më të zëshmit në këtë mbledhje ishin asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së, që kërkuan me ngulm pezullimin e procesit të konkursit deri në përmirësimin e kritereve.

Madje, asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, paralajmëroi kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të kritereve që ka vendosur për kiosqet në kryeqytet.

Ai tha se komuna do të duhej të kishte interes të saj interesin e qytetarëve e jo interesin e korporatave.

Kriteri i përcaktuar që aplikuesi të ketë së paku 5 markete dhe qarkullim vjetor 5 milionë euro, sipas Azemit vërteton qartë se kujt i dedikohen këto favore. Teksa e quajti vendim joligjor vendimin për vendosjen e kritereve për kiosqet, transmeton kosovapress.

Sipas tij, do të ishte e rrugës që pikërisht ndërmarrjeve me qarkullim prej 5 milionë euro, të mos iu lejohet aplikimi për kiosqet.

“Ne kërkojmë një studim të fizibilitetit që ët kemi një pasqyrë më të qartë për funksionimin e komunës… Si Lëvizje Vetëvendosje do të ngrisim kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit, sepse me këtë vendim, ai është shndërruar në përfaqësues të korporatave e jo në përfaqësues të interesit të qytetarëve. Ky vendim nuk kalon. Në çfarëdo forme do ta bllokojmë e nuk do të lejojmë që pasuria e përbashkët e qytetarëve -t’iu jepet në shfrytëzim atyre që qarkullim vjetor kapin shumën prej 5 milionë euro”, tha ai.

Asamblisti nga radhët e LDK-së, Agim Gashi, tha se nevojitet pezullimi i këtij procesi.

“Ne kërkojmë që ky proces të pezullohet dhe të rishqyrtohet ky pozicion i komunës karshi interesave të këtyre njerëzve që po kërkojnë këtu, dhe kjo veprimtari të zhvillohet në harmoni me procedurat konkurruese të përballueshme, karshi qytetarëve të vet”, u shpreh Gashi.

Edhe asamblisti Sami Borovci nga Aleanca Kosova e Re (AKR) tha se ka disa vërejtje lidhur me kriteret e vendosura për kiosqet.

“Propozoj me e pa bazën ligjore, interpretimin e Zyrës Ligjore nëse ky proces mund të kthehet në komision edhe njëherë”, tha ai.

E në këtë mbledhje, dorëheqjen e tij nga komisioni për përcaktimin e kritereve të konkursit e bëri të ditur asamblisti i PDK-së, Migjen Shala, i cili tha se në mbledhjet e mbajtura të komisionit, nuk është përmendur kriteri prej 5 milionë euro.

Sipas tij, me këtë kriter prej 5 milionë euro po diskriminohen rastet sociale.

“Ne i kemi mbajtur dy seanca gjatë kësaj kohe, lidhur me këtë. Mirëpo, qekjo 5 milionë nuk e di që na janë prezantuar. Kjo në Neë York me u prezantu është e tepërt. Kështu që desha të iu njoftoj se ne si GP i PDK-së, nuk e përkrahim këtë, dhe nëse vazhdon kështu, unë nuk do të jem pjesë e komisionit”, tha Shala.

Zyrtari Ligjor, Fatos Osmani, qartësoi se cilat janë kompetencat e Kuvendit komunal.

“Kriteret nuk i përcakton Kuvendi. E dyta, ky Kuvend ka të drejtë me anulu komplet vendimin për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve që ka qenë në vitin 2017. Ka të drejtë me e anulu komplet këtë proces dhe kjo procedurë mbyllet”, tha ai.

Të ndodhur përballë kësaj situate, Kuvendi komunal shkoi në pauzë, ndërsa shefat e grupeve parlamentare u takuan me përfaqësuesit e Zyrës Ligjore, për të parë se cila është rruga që duhet ndjekur në këtë rast.

E pas vazhdimit të kësaj mbledhje, me 43 vota për u miratua pika e rendit të pikës për pezullimin e procesit deri në harmonizimin e kritereve përballuese për konkurrentët.

Me duartrokitje u mirëprit fjala e asamblisti Agim Gashi, i cili tha se pas diskutimit me Zyrën ligjore kanë vendosur të mos jenë bllokues.

“Propozojmë që të pezullohet procesi deri në harmonizimin e kritereve përballuese për konkurrentët”, tha ai.

Në emër të qytetarëve protestues, kryetari i përfaqësuesve të kiosqeve Sadudin Ahmeti, shprehu falënderim për marrjen parasysh të kërkesave të tyre nga asamblistët komunal.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending