Arkitekturë
Pezullohet ndërtimi i rrokaqiellit të lartë 300 metra në New York
Puna në rrokaqiellin “45 Broad Street” në Downtown Manhattan nga studio CetraRuddy, e cila pritej të bëhej ndërtesa e dytë më e lartë në zonë, është ndalur.
Zhvilluesi Madison Equities tha që ndërtimi i ndërtesës super të lartë, e cila filloi në Shtator 2017, u ndalua për shkak të “kushteve afatshkurtra në tregun e Manhattanit”.
Kur u pyetën për sqarime dhe datën e pritshme për të rifilluar, Madison Equities nuk pranoi të komentojë.
“Për shkak të kushteve afatshkurtra në tregun e Manhattanit, ne kemi vendosur të pezullojmë ndërtimin e ndërtesës tani për tani,” tha zhvilluesi i projektit.
Fillimisht e planifikuar të arrijë 340 metra lartësi, “45 Broad Street” tani do të ketë një lartësi më të ulët kur të fillojë rindërtimi.
Madison Equities tha qëlartësia e rrokaqiellit është ulir për 24 metra, për t’u përshtatur me rregulloret e Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Lartësia e re e “45 Broad Street” ende mbetet kullë në kategorinë “super të lartë”, e cila shkon nga 300 deri në 600 metra. Ndërmarrja lokale e ndërtimit “Pizzarotti” gjithashtu nuk është më e përfshirë, tha Madison Equities.
Dizajni i studios CetraRuddy ishte unik në krahasim me projektet e tjera me xhama dhe të larta, pasi përmban linja të holla bronzi që shtrihen në fasadën e saj të qelqit, si referencë për lëvizjen “art deco”.
Dizajni u zgjodh të lidhej me rrokaqiejt arti deco që ndohden pranë, siç janë “70 Pine street” dhe “1 Wall Street”, të cilat u ndërtuan në vitet 1930 të cilat edhe kishin marrë reagim kundër dominimit të xhami në ndërtimin e kullave në qytet.