Aktuale
Peticion kundër stilit otoman të xhamisë së madhe që pret të ndërtohet në Prishtinë
Plani për ndërtimin e xhamisë në lagjen “Dardania” të Prishtinës, tash do të përballet edhe me një peticion që ka filluar nga qytetarët e Prishtinës, njëherësh edhe aktivistë të shoqërisë civile. Kjo për shkak se ky plan arkitektonik nuk është në përputhje me projektin të cilin do të duhej ta ketë xhamia dhe se njëherësh ky plan i xhamisë qendrore nuk përkon me planin e përgjithshëm që është paraparë ta ketë lagjja “Dardania”.
Ky është justifikimi i disa prej qytetarëve të kësaj lagjeje si dhe aktivistit të shoqërisë civile Yll Rugova. E ky i fundit i ka drejtuar edhe një letër Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame, duke shpalosur arsyet se pse një objekt i ndërtuar në këtë mënyrë siç parashihet momentalisht nuk e ka vendin aty, shkruan Ndertimi.info.
“Objekti me destinacion fetar nuk është në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut që është e përcaktuar në planin rregullativ. Objekti po ashtu nuk është në përputhje me kriteret e konkursit të publikuara për kompanitë arkitektonike që kanë aplikuar për ndërtimin e këtij projekti”, ka thënë Rugova, që shpreh indinjatën për stilin otoman që ka xhamia e zgjedhur, përkundër objekteve përreth që janë të stilit modernist utilitarian të arkitekturës.
Lexoni letrën e plotë dhe të nënshkruarit, teksa lajmërimet për nënshkrime tjera po vijojnë:
Ne të poshtë shënuarit, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të procesit të ndërtimit të objektit me destinacion fetar në lagjen Dardania në Prishtinë. Objekti me destinacion fetar nuk është në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut që është e përcaktuar në planin rregullativ. Objekti poashtu nuk është në përputhje me kriteret e konkursit të publikuara për kompanitë arkitektonike që kanë aplikuar për ndërtimin e këtij projekti.
Sipas Planit Rregullues të Lagjes Dardania, të miratuar në vitin 2009, që përcakton rregullat për ndërtim dhe zhvillim të lagjes dhe parcelës ku është planifikuar objekti fetar, një projekt i ndërtuar aty duhet të jetë “në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut”, sipas përshkrimit për Kushtet e Veçanta të Bllokut 8c, faqe 164 të planit (bashkangjitur me këtë letër).
Ndërkohë, sipas kritereve në “Konkursin për Ndërtimin e Xhamisë Qendrore” që e ka përzgjedhur projektin e kontestuar, përcaktohen qartazi kriteret e përzgjedhjes. Kritere këto që janë shkelur në projektin aktual. Në faqen 53 të këtij dokumenti (të bashkangjitur me këtë letër) thuhet përveç tjerash se objekti fetar duhet të jetë “i integruar në ambientin dhe kontekstit urban të lagjes”.
Objekti i përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës ka stil arkitektonik tërësisht në kundërshtim me kontekstin dhe ambientin përreth të lagjes për shkak se është projekt me stil arkitektonik të shekullit XV dhe XVI, përdersia objektet përreth i takojnë stilit modernist utilitarian të arkitekturës. Objekti po ashtu nuk e përmbush kriterin e “origjinalitetit arkitektonik” të përshkruar në faqen 54 të konkursit, përderisa ndërtesa në fjalë është kopje e një ndërtese tjetër në shtet tjetër.
Kërkojmë nga Bashkësia Islame e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Institucionet Qëndrore që këto procese ti bëjnë në përputhje me planin rregullues të lagjes, me transparencë të plotë karshi qytetarëve dhe në përputhje me kriteret e paracaktuara të konkursit.
Së këndejmi, ne si nënshkrues të këtij dokumenti, nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë në këtë parcelë të Prishtinës, por jemi gjithsesi të interesuar për një proces ligjor, gjithpërfshirës dhe profesional për kryeqytetin tonë. Përderisa Prishtina është në fazë të përmirësimit të infrastrukturës së saj, në respektim të ligjeve dhe të harmonizimit të planeve dhe rregullave, kërkojmë që ato të aplikohen pa përjashtim edhe në procesin e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore në Prishtinë. Për ta facilituar këtë proces, është domosdoshmëri që të krijohen dëgjime publike të hapura me qytetarët e lagjes, me urbanistë dhe arkitektë, me përfaqësuesit komunal dhe qendror, dhe me të gjitha palët tjera që preken nga ky proces.
Prandaj kërkojmë që të përsëritet edhe njëherë procesi i përzgjedhjes së projektit fitues, duke respektuar në tërësi kriteret e konkursit dhe planin rregullues të lagjes.
Liria e besimit dhe praktikimit të fesë në vendin tonë është e drejtë e patjetërsueshme që na takojnë të gjithëve, njësoj qysh ligjet e Kosovës dhe ambienti urban i qytetit na takojnë të gjithëve njësoj. Andaj, duke mbështetur lirinë e besimit dhe asociimit, kërkojmë ndërtimin e objekteve dhe ndërtesave në përputhje me rregullat urbanistike dhe ligje të kryeqytetit dhe shtetit tonë.
Nënshkruar nga:
Yll Rugova
Alban Muja
Bardhi Haliti
Eli Krasniqi
Petrit Gora
Ares Shporta
Vigan Hoxha
Visar Arifaj
Lura Limani
Besa Luzha
Eli Gashi
Krenar Shala
Agron Istrefi
Florina Duli
Gani Jakupi
Venera Mustafa
Burim Ejupi
Vullnet Senaja
Dafina Zherka
Krenar Gashi
Rushit Arifi
Driton Pllana
Lum Mita
Kastriot Musliu
Mrikë Sefaj
Habib Mekolli
Dalina Berisha
Faruk Ahmeti
Luan Ibraj
Elvin Blakaj
Sadri Ramabaja
Linda Gusia
Dritëro Nikqi
Shkelzen Maliqi
Lyra Hadri
Kujtim Elezi
Florent Rizvanolli
Alisa Maliqi
Dren Maliqi
Fondacioni Kosovar i Arkitektures
Erzë Dinarama
Ideal Vejsa
You must be logged in to post a comment Login