Aktuale
Pesë urat më të frikshme prej xhami në botë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/kine-2.jpg)
Udhëtarët vazhdimisht kërkojnë adrenalinë dhe eksperienca emocionuese, të cilat kush mund të ua ofrojë më mirë se sa këto ura prej xhami me lartësi marramendëse.
Gjatë 5 viteve të fundit urat prej xhami janë përhapur në të gjithë botën. Ndërtimi i tyre është i vështirë dhe po aq e vështirë dhe plot adrenalinë është edhe kalimi përmes tyre. Këto ura të cilat duken të frikshme kanë lartësi marramendëse deri në 300 metra mbi tokë. Këto janë top 5 urat prej xhami në mbarë botën që janë absolutisht të frikshme.
5. Glacier Skywalk – Jasper, Kanada
Glacier Skywalk ndodhet në malet mahnitëse shkëmbore të Kanadasë. Ky vendkalim rrethor kalon mbi një shkëmb 270 metra lartësi mbi luginën Sunwapta.
4. Grand Canyon Skywalk – Peach Springs, Shtetet e Bashkuara
Grand Canyon Skywalk rri pezull 290 metra mbi tokë duke i dhënë vizitorëve pamjen përfundimtare të Grand Canyon.
3. Ura e Brave Men – Shiniuzhai Park, Kinë
“Ura e Brave Men” në Shiniuzhai Park, Kina ngrihet mbi 180 metra mbi tokë dhe është 300 metra e gjatë. Ura prej xhami që qëndron pezull përdor një xham të trashë 25 herë më të fortë se xhami i zakonshëm. Kjo urë është aq e fortë sa mund të kërcesh lart e poshtë në të.
2. Tianmen Mountain Skywalk – Zhangjiajie, Kinë
I quajtur dragoi i përdredhur, vendkalimi prej 100 metrash ka mbi 100 kthesa në anën e një mali. Është me të vërtetë një përvojë e tmerrshme në ditët me mot të kthjellët kur mund të shihni sa e lartë është. Lartësia e shtegut është mbi 1500 metra dhe ka pamje të mahnitshme të fshatit Hunan dhe maleve Tianmen.
1. Zhangjiajie Grand Canyon Glass Bridge – Zhangjiajie, Kinë
Ura më e gjatë dhe më e lartë e xhamit në botë është urë Zhangjiajie Grand Canyon. Në 460 metra gjatësi dhe mbi 300 metra lartësi, ura sjell pamje të tmerrshme drejtpërdrejt nga kanioni që ndodhet poshtë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)