Arkitekturë
Pesë objektet më të rrezikshme në botë
Disa struktura në botë janë të veçanta për arsye të ndryshme. Disa janë të gjata, disa të shkurtra e disa kanë histori interesante të ndërtimit e disa të tjera konsiderohen të rrezikshme për arsye të mdryshme. Worth-seeing.com i ka klasifikuar këto objekte duke e pasë parasysh rrezikshmërinë e tyre.
Kulla e pjerrët e Pizës: E ndërtuar si kullë e këmbanës së kishës, kjo strukturë 14.500 ton konsiderohet një gabim arkitektonik për shkak të vendosjes së themeleve të saj. Kulla është e mbështetur në 3.99 shkallë. Ndërtuar në një tokë të paqëndrueshme, restaurimet janë bërë për të stabilizuar strukturën.
Lexo më gjerësisht për Kullën e Pizës
Manastiri Meteora, Greqi: Është konsideruar të jetë grupi më i rëndësishëm i manastireve në Greqi, gjashtë nga manastiret origjinale ende ekzistojnë dhe përfshihen në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. E ndërtuar në Meteora, është një formacion i shtyllave dhe kodrave. Këto manastire datojnë nga shekulli i 11-të.
Shtëpia Sutyagin, Rusi: E vendosur në Archangel, Rusi, kjo kasolle prej trungut të drurit konsiderohet më e larta e këtij lloji. Kjo strukturë ka 13 kate dhe është 44 metra. Jo vetëm që është e papërfunduar, por është ndërtuar edhe nga një gangster i njohur.
Apartamentet WoZoCo, Amsterdam: I quajtur edhe “Oklahoma”, kjo ndërtesë përbëhet nga 100 njësi ose shtëpi të destinuara për të moshuarit. Ajo që e bën atë interesante është dizajni i saj. Ka njësi që dalin nga struktura e saj drejtkëndëshe që duket sikur po qëndrojnë pezull në ajër.
Porta e madhe, Australi: Struktura ikonike e pjerrët prej 160 metrave e lartë është e vendosur në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. E konsideruar si një nga rrokaqiejtë më të lartë në qytet, kjo është ndërtuar në vitin 2007. Humbja e ekuilibrit nga lart do të jetë patjetër një fat i keq.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login