Featured
Pesë idetë brilante se si ta rregulloni dhomën e ditës
Ju ka ndodhur të jeni në hall se si ta rregulloni dhomën tuaj të ditës, të shikoni katalogë për ta dekoruar dhe në fund të mos mund të vendosni. Epo besoj që po! Por, nuk jeni të vetmit mos u brengosni. Ne do iu sjellim top pesë idetë se si ta dekoroni dhomën tuaj të ditës dhe të ndjeheni të kënaqur dhe rehat në të njëjtën kohë.
“Haouse beautiful”, është revista më e vjetër e cila sjellë para jush disa nga idetë se si ta rregulloni shtëpinë tuaj dhe veçanërisht dhomat e ndejës.
Më poshtë po sjellim pesë mënyrat më të mira.
- E kaltërta dinamike
Në dekorimin e dhomës së ditës një rëndësi të madhe ka përzgjedhja e ngjyrave. Andaj, rekomandohen që dhomat e ditës të kenë një ngjyrë dinamike si ngjyra e kaltër, e bardha, e kafta, si dhe kombinimi i të kuqes me të kremten dhe të gjelbërten.
- Tonet natyrore
Të gjithë ata të cilët preferojnë thjeshtësinë do të mund ta gjejnë vetën tek kjo formë e rregullimit të dhomës së tyre të ditës. Kjo mënyrë e dekorimit përfshinë ngjyrat e hapura si e bardha dhe ngjyra hiri. Preferohet te shtëpitë të cilat kanë dritë të mjaftueshme si dhe tek personat të cilët preferojnë natyrën.
3. Hapësirë e vogël
Të jetuarit nëpër apartamente ka të mirat e veta, por, ndonjëherë diçka brenda asaj hapësire të vogël na duket se nuk po mund t’a dekorojmë ashtu si dëshirojmë. Në hapësirat e vogla zakonisht preferohen sofat të cilat zënë më pak vend. Nëse banesa juaj ka dritë të mjaftueshme ju mund të bëni një kombinim me ngjyratë e mbyllëta (si e hinta me të bardhën), me ndonjë ngjyrë e cila është më e hapur.
- “OPEN SPACE”
Kjo formë e organizimit të shtëpisë tuaj është shumë më e lehtë në krahasim me hapësirat e vogla, sepse ju mund të manovroni si të doni me ngjyrat, mobilet, dhe mënyrën e vendosjes së tyre. Por, jo çdo kush mund ta ketë një luks të tillë. Në hapësira më të mëdha problemi me ngjyrat është shumë më i vogël. Ju mund ti përdorni edhe ngjyrat të cilat janë më të mbyllura që përkojnë më shumë me stilin barokien. E kështu, dhoma e juaj e ditës do të ngjasoj me pallatet e dikurshme.
5. E portokallta, e kaltërta dhe e bardha
Kombinimi i ngjyrave, jep një pozitivitet brenda hapësirës ku ju mund të kaloni pjesën më të madhe të kohës suaj të lirë. Por, përveç kombinimit të ngjyrave po ashtu një rëndësi e posaçme duhet t’iu kushtohet edhe ngjyrosjes së mureve. Andaj, keni kujdes se cilën ngjyrë vendosni ta përdorni për muret në apartamentet apo shtëpitë e juaj.
You must be logged in to post a comment Login