Arkitekturë
Pesë gratë më të anashkaluara në historinë e arkitekturës
Shikuar në historinë e arkitekturës, gratë në këtë profesion mund të thuhet se janë një “shpikje “ e vitit 1950, së bashku me materialin elastikë e timonin për drejtim, por kjo është shumë larg nga e vërteta. Emra të shumtë si si Le Corbusier, Mies, Wright dhe Kahn shpesh janë frymëzuar nga shumë gra, mirëpo mentalitetit dhe qasja ndaj gruas në atë kohë ishin të prirur për neglizhimin e punës së grave.
Më poshtë gjeni emrat e disa prej grave më të neglizhuara në historinë e arkitekturës, sipas ArchDaily.
Sophia Hayden Bennett
Ka lindur në vitin 1869 në Santiago, Kili ishte gruaja e parë që mori një diplomë në arkitekturë nga MIT në vitin 1890. Mirëpo kjo diplomë nuk i siguroi punë dhe pas një përpjekje të pa suksesshme për të gjetur punë si arkitekte ajo u dorëzua dhe filloi punën si mësuese e vizatimit teknike në një shkollë të lartë në Boston. Në vitin 1891 ajo mori pjesë në një garë për krijimin e ndërtesës së gruas e cila do të ishte pjesë e ekspozitës kolumbiane të botës nga Daniel Burnham në Çikago. Propozimi i Haydeni bazuar në temën e saj të diplomës ishte për një ndërtesë trekatëshe në stilin Italian të Rilindjes. Dizajni i Hayden fitoi vendin e parë në mesin e trembëdhjetë konkurrentëve. Hayden mori një mijë dollarë, që ishte një e dhjeta e asaj që shumica e njerëzve morën për punën e tyre. Megjithatë gjatë ndërtimit të ndërtesës shumë problem të menaxhimit dhe kërkesat e shumta për ndërtim nga komuniteti I ndërtimit e dëshpëruan shumë Hayden. Nga stresi i vazhdueshëm ajo u detyra të vendoset në një sanatorium për një periudhë pushimi të detyruar. Ky lloj përfundim i kësaj gruaje luftarake mbeti si një dëshmi për mentalitetin e asaj kohe që gratë nuk kishin vend në botën e arkitekturës. Pas ekspozitës Hayden më kurrë nuk punoi si arkitekte.
Marion Mahony Griffin
Marion Mahony Griffin nuk ishte vetëm femra e parë arkitekte e licencuar në botë, por ishte gjithashtu punonjësja e parë e Frank Lloyd Wright. Ka lindur në vitin 1871 dhe përfundoi studimet në arkitekturë në MIT në vitin 1894. Pas diplomimit ajo filloi punën tek një kushëri i saj i cili ndante ndërtesën me disa arkitektë tjerë duke përfshirë edhe Wright, i cili e punësoi atë në vitin1895. Mahoney ushtroi një ndikim të konsiderueshëm në zhvillim e stilit Praire që shumë shpejt u bë sinonim i punës së Wright. Siç ishte tipike për atë kohë ai nuk e atribuonte atë fare për punën e saj. Bashkëpunimi i tyre përfundoi ne vitin 1909 kur Wright u largua për në Evropë, më vonë ajo u punësua nga pasardhësi i Wright, me kusht që ajo të kishte kontroll të plotë të dizajnit. Në vitin 1911 ajo u martua me Walter Burley Griffin dhe të dy së bashku fituan një garë për dizajnimin e kryeqytetit të ri Australian, Canberra. Çifti u shpërngul në Australi për të mbikëqyrur projektin, dhe më vonë u zhvendos në Indi, ku vazhduan punën deri në vitin 1937 kur Griffin vdiq. Pas vdekjes së tij, Mahoney nuk punoi më kurrë si arkitekte deri në vdekjen e saj në vitin 1961.
Eileen Gray
Eileen Grey u lind në vitin 1878 dhe vinte nga një familje e pasur aristokrate nga Enniscorthy i Irlandës. Ajo studio artin në Londër dhe më pas u shpërngul në Paris në vitin 1902 për studime të mëtejshme. Për të përsosur aftësitë e saj në punën më llaç ajo themeloi një studio më zejtarin japonez Seizo Sagawara. Studioja e saj arriti famë të madhe dhe shpejt morri oferta për komisione të dizajnit të brendshëm nga klientë shumë të pasur. Veçanërisht tek dizajnët arkitektonikë llaçi u përdor për të ndarë hapësirën. Nga përvoja e saj në dizajnimin e brendshëm ajo krijoi E-1027 një shtëpi pushimi në jug të Francës së bashku më të dashurin e saj Jean Badovici. Kjo shtëpi ishte një nga provat më të mëdha të Gray-it me dizajne radikale të mobileve duke mbetur vepra e saj më ikonike. Pas ndarjes nga Badovici, Grey u distancua nga shtëpia megjithatë kjo shtëpi u bë fiksim për Le Corbusier, i cili ndërtoi një shtëpi të vogël në stilin e E-1027. Grey pjesën tjetër të jetës i‘a kushtoj dizajneve arkitektonike. Në vitin 1937 dizajnet e saj për një qendër pushimi u paraqitën në pavionin e Esprit Nouveau të Le Corbusier në Ekspozitën e Parisit. Megjithatë ajo u distancua nga komunitetit dhe vetëm dy dizajne të saj janë ndërtuar. Ajo vdiq në vitin 1976. Aktualisht ekziston një ekspozitë në qendrën Pompidou në Pairs, si dhe një ekspozitë e përheshme në Muzeun Kombëtar të Irlandës.
Lilly Reich
Shumë prej veprave më të famshme të Mies Van der Rohe, veçanërisht në fushën e dizajnit të orendive, nuk do të kishin qenë të mundur pa këtë grua. Lilly Reich ka lindur në vitin 1885 në Berlin, ku më pas u zhvendos në Vjenë pas shkollës së mesme në industrinë e qepjes (qëndisje) një karrierë dizajni e përshtatshme për gratë në atë kohë. Në vitin 1911 ajo u kthye në Berlin ku filloi të punojë në dizajnë dhe si projektuese e mobileve ku edhe i’u bashkua Deutscher Werkbund një federatë gjermane e punës, që në vitin 1920 e bëri drejtoreshën e parë femër. Puna e saj si projektuese e çoi në Frankfurt, ku u takua me Mies Van der Rohe. Bashkëpunimi i tyre ishte shumë i suksesshëm ku dyshja u emërua në krye të pavionit artistik të Gjermanisë në ekspozitën botërore të Barcelonës, duke çuar në hartimin e një prej veprave më të njohura të Miesit që shquhet si përcaktuese e modernizmit. Më pas Reich u emërtua si drejtoreshë në ndërtimin e shkollës “Bauhau”, shkollë kjo që u mbyll nën presionin e Partisë Socialiste Kombëtare në vitin 1933. Parneriteti i saj 12-vjeçar me Mies përfundoi gjatë luftës kur ai u nis për Amerikë. Ajo arriti të shpëtojë mbi 4000 dizajne nga borbardimet, megjithatë studioja e saj u bombardua më vonë. Pas luftës ajo ligjëroi në Universitetin e Arteve të Berlinit dhe vdiq në vitin 1947.
Charlotte Perriand
Ka studiuar dizajnin e mobileve në Paris. Ajo aplikoi për një punë në studion e Le Corbusier në vitin 1927 ku u refuzua. Megjithatë më vonë kur puna e saj u shfaq në sallonin d’Automne, Le Corbusier ishte i impresionuar nga puna e saj dhe i ofroi një punë në dizajnin e mobileve. Një vit pasi që u bashkua në studion e tij, Perriand ishte dizejnatorja kryesore e tri prej ikonave më të mëdha të Le Corbusier, B301, B306 dhe Grand Comfort Comfort LC2. Pikëpamjet e saj zhvendosën në të majtë kur ajo filloi të bëhej pjesë e shumë organizatave majtise duke themeluar Union des Artists Moderns në vitin 1937. Dizajnet e saj u zhvilluan në përdorim më të madh të drurit dhe zhvillimin e mobileve funksionale. Në vitin 1940 ajo u ftua për të udhëtuar në Japoni për t’u bëre këshilltare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Dy vjet më vonë lufta e detyroi të largohej nga vendi. Ndërkohë që u kthye në Evropë ajo u arrestua në një bllokadë detare që e dërgoi në Vietnam. Atje ajo studio dizajnin lindor të gërshetuar me zdrukthëtari që pati një ndikim të madh në punën ë saj të mëvonshme.
You must be logged in to post a comment Login