Aktuale
Pesë gabime e zakonshme të bëra në vizualizim arkitektonik
Me anë të mjeteve të jashtëzakonshme që arkitektët tani kanë në dispozicion ata mund të krijojnë imazhe vizuale të koncepteve duke u dhënë klientëve imazhe joshëse se si mund të duken ndërtesat.
Sigurisht këto mjete teknologjike nuk janë vetëm thjeshtë mjete. Kur këto mjete keqpërdoren, vizualizimet që rezultojnë mund të kenë paqartësi, ose akoma më keq ato mund të jenë mashtruese.
Këto imazhe mund të çojnë në humbjen e besimit të klientit dhe prandaj është shumë e rëndësishme që t’i bëjmë ato në mënyre korrekte. Më poshtë mund të lexoni pesë gabimet e zakonshme që bëhen në vizualizimet arkitektonike sipas architizer.com. Lexoni dhe keni kujdes në projektin tuaj të ardhshëm.
“Shtëpia e Markut” nga kompania Dy Ishujt
- Shfaqja e reflektimeve
Dy nga materialet më të vështira për t’u paraqitur me saktësi janë xhami dhe xhami i reflektuar. Nëse krijoni fasadën e objektit të pasqyruar në mënyrë të përsosur ose nga qelqi shumë transparent imazhi që fitohet pas ndërtimit të ndërtesës duket shumë mashtrues kur krahasohet me planin vizuale të ofruar më parë. Një shembull i tillë nxiti debat të madh në Architizer ku projekti “ Shtëpia e Markut “e projektuar nga firma Dy Ishujt dukej ndryshe nga struktura vizuale, varësisht nga koha dhe kushtet e motit. Paraqitja e saktë e sipërfaqeve të tilla paraqet një sfidë për arkitektët por me anë të mjeteve të reja ka sa më pak justifikime mbi reflektimin e materialit të vërtet.
Projekti “Fshati qiellor ” nga MRDV
2.Vendosja e pemëve në krye të rrokaqiejve
Debatit të kamotshëm nëse mund të rrisim pemë në maje të rrokaqiejve tashmë i është përgjigjur Boeri Studio që me anë të projektit “Bosco Verticale” ka lulëzuar një parajsë të gjelbër urbane. Por problem nuk qëndron nëse mund të rrisim ose jo pemë në maje të ndërtesave por me mënyrën se si prezantohen këto në aspektin vizual. Mënyra se si pemët paraqiten shmanget pak nga realiteti. Në foton e prezantuar në projektin e” Fshati qiellor “ nga i MVRDV në Rødovre vë në dyshim nëse pllakat janë vërtet mjaft të trasha për të mbështetur rrënjën e një peme të gjatë mbi 3metra.
Nga lart në fund: Zgjerimi i projektuar nga Peter Zumthor tek Fondacioni Beyeler në Riehen të Zvicrës; Memoriali dhe Muzeumi i Veteranëve të Ohajos nga Allied Works Architecture, Columbus, Ohajo; Qendra për Jetën e Çifutëve, Universiteti Drexel nga Stanley Saitowitz / Natoma Architects, Philadelphia
3.Rifresikimi i njerëzve model
Siç mund të vërehet nga fotografitë të tre studiot kanë përdorur imazhin e famshëm të gruas me ngjyrë bezhë prandaj duhet të keni kujdes nga përdorimi i tepruar. Sigurohuni që të furnizoheni me opsione të shumëfishta për të shmangur përdorimin e tepruar. Njerëzit që janë duke shikuar punimin tuaj mund të hutohen nga përdorimi i tepruar i kësaj figure dhe mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë plotësisht konceptin tuaj arkitekturor.
Një hyrje në konkursin e Muzeut Taichung nga LOT-EK
4.Rifreskimi I skulpturave model
Ashtu si me njerëzit përdorimi i tepruar është i dëmshëm. Skulpturat e Jeff Koons janë një zgjedhje popullore për artistët e shfaqur që ilustrojnë hapësira të reja të galerisë, pasi ato ofrojnë një ndjenjë të mirë dhe ngjyrat e tyre të theksuara krijojnë një sfond të bukur. Sidoqoftë këto skulptura janë bërë klishe kulturore dhe duhet ketë kujdes gjatë përdorimit të tyre.
Një imazh nga Alex Hogrefe mbi perspektivat në vizualizimin arkitekturor
- Paraqitja e perspektivës së gabuar
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të përdoret këndi i duhur i kamerës për të krijuar një vizualizim impresiv dhe të besueshëm. Eksperti Alex Hogrefe për imazhin e mësipërm thotë se kamera është vendosur rreth 3metra mbi tokë për të vën në dukje gjithë ka. Sipas tij është e rëndësishme të qartësoni qëllimin tuaj duke e ulur në nivelin e syve ose duke e ngritur atë për 8 metra.
You must be logged in to post a comment Login