Aktuale
Pesë fakte rreth simbolit të Parisit, rindërtimi i tij do zgjasë me dekada

Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën.
Arkitekti i njohur i Katedrales së Këlnit, Peter Fuessenich vlerëson se rindërtimi pas zjarrit në katedralen e Notre Dame në Paris do të zgjasë me dekada.
“Për të thënë se sa do të zgjasë rindërtimi dhe se sa do të kushtojë është njësoj si të parashikosh fatin”, tha Peter Fuessenich.
“Vetëm duke parë imazhet televizive, e dimë se nuk do të jenë vetëm vite derisa dëmi i fundit të eliminohet, por që do të vazhdojë për dekada me radhë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha eksperti, transmeton atsh.
Harqet e gurit poshtë çatisë së djegur janë ngjyrosur me ujin e përdorur për të shuar zjarrin.
“Kjo bëri që të kishte shumë peshë në tavanet e harkuar. Na duhet të presim në ditët në vazhdim për të parë nëse harqet do ta përballojnë këtë peshë,” tha ai.
Shkatërrimi i harqeve të çatisë së Notre Dame ishte një humbje shumë e madhe, veçanërisht sepse origjina e tyre ishte më së shumti nga shekulli 13.
“Katedralja e Këlnit ka një çati me harqe prej hekuri të shekullit 19, krahasuar me ato të drurit ajo nuk digjet menjëherë, por nëse bie një zjarr i madh, atëherë gjithashtu dhe ajo ka pasoja dhe mund të deformohet”, tha Fuessenich.
Më poshtë janë pesë fakte rreth kryeveprës Gotike, e cila festoi jubileun e 850-të të saj në 2013-ën.
- Guri i parë i katedrales “Notre Dame de Paris” (Zonja Jonë e Parisit) është vendosur në vitin 1163 nën sundimin e Louis VII, derisa qyteti mesjetar i Parisit ishte duke u rritur në popullsi dhe rëndësi, në të dyja aspektet, politike e ekonomike në Mbretërinë Franceze.
- Ndërtimet e saja kanë vazhduar deri në shekullin e ardhshëm, ndërsa restaurime të mëdha i janë bërë në shekullin e 17-të dhe 18-të. Punimet e gurit e të qelqit në dritare krijojnë imazhe dhe mësime nga Bibla.
- Strukturat dominuese janë dy kambanore të ndërtuara në shekullin e 13-të.
- 387 shkallët e saja deri në kulla i dërgon vizitorët te Galeria e Chimeras, krijesa mitike që zakonisht përbëhet nga më shumë se një kafshë. Më e famshmja e tyre e quajtur “Stryge” qëndron në maje të katedrales duke shikuar Parisin, duke mbajtur kokën me duart e tij.
- Viktor Hugo ka përdorur katedralen si një mjedis për romanin e tij në vitin 1831, “The Hunchback of Notre-Dame”. Quasimodo, karakteri kryesor në roman, është i frikësuar nga parisienët për shkak të deformimit të tij, por gjen strehë në katedrale dhe punësohet për t’i rënë ziles. Quasimodo është portretizuar nga aktorët Hollivudian, përfshirë Charles Laughton e është adaptuar në karakter nga Disney.
