Aktuale
Përurohet segmenti i tretë i Autostradës “Arbën Xhaferi”

Zyrtarë shtetërorë e ambasadorë morën rrugën për në Dogajn të Kaçanikut për të përuruar edhe segmentin e parafundit të projektit të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Me moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, ata bën përurimin e segmentit të tretë të kësaj autostrade, raporton Ndërtimi.info
Shknëdije Ahmeti
Në përurimin e 11 kilometrave rrugë projeki i kësaj autostrade u quajt projekt gjigant.
I pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj është shprehur se kjo është një dite e veçantë, pasi që po bëhet përurimini 11 kilometrave të Autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Sot si para shtatë muajve jemi akoma më të lumtur që me buxhetin e shtetit po permbyllim projekin gjigant. Po shkojmë drejt përfundimit të kesaj autostrade që Kosoven e mbush me potencial dhe e bënë më të qasshëm per investitorët. Po mundësojmë një qasje direkte per bukurine pikotreske të Brezovicës, për Lipjanin e lashtë,sot po e ofrojmë Prishtinën me regjion dhe anasjelltas. Me këtë rrugë me standarde të larta po e bëjmë zhvillimin ekonomik te kosovës” tha ai.
Gjithashtu ai ka ‘duartrokitur’ vajzat e djemtë që punuan në këtë projekt duke e quajtur arkitekturë të bukur.
“Po përurojmë një punë të palodhshme të vajzave dhe djemëve që punojnë këtu. Kjo autostradë ëahtë nje arkitekturë e bukur dhe e që drueshme qe i jep bukuri këtij pronekti. Sot çdo fjalë është e tepert”, tha ai.
Para qytetarëve e zyrtarëve institucional foli edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Veseli tha se ky është projekt i jashtëzakonshëm dhe i bënë të lumtur, sespe Kosova për një kohë rekorde po kthehet në lider të infrastrukturës moderne më të mirë në rajon.
“Arbën Xhaferi po hedh shtat dhe besoj që në fund të këtij viti deri me 28 nëntor do ta qojmë deri në kufirin me republikën e Maqedonisë”, tha Veseli.
Pas fjalimit të Ambasadorit Greg Delaëie, foli edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tha se gëzimi i sotëm për të është përgjysmë, sepse gëzimin e plotë do e bëjnë pas përfundimit të kesaj autostrade dhe se kjo që po ndodhë është një mrekullli.
“Investimet në infrastrukturë jane te shtrenjta dhe per buxhetin e Kosovës janë të mëdha por kane edhe ndikimin në buxhetin e investitorëve.Kjo infrastrukturë qe ka ka Kosova e pozicionon Kosovën në vendet më të mira të ekonomisë, se vendet e rajonit.
Ai ka siguruar se do te jenë në nivel te obligimeve dhe pergjegjësive të marra për investimet infrastrukurore./Ndërtimi.info
