Aktuale
Përse arkitektët duhet ta mësojnë kodimin?

Rolet e luajtura nga një arkitekt dhe një programues dalin të jenë të një natyreje shumë të ngjajshme. Që të dyja fushat janë kreative, të pajisura me një sasi të madhe infomacioni.
Arkitektët projektojnë hapësira rreth nesh, duke e formuar botën që e perceptojmë, teksa programuesit dizajnojnë kodet burimore të programeve kompjuterike. Prandaj, nuk është shumë e vështirë të konsiderohet se të dyja profesionet i kanë rrugët e kryqëzuara ndërmjet vete. Për këtë arsye, a do të duhej që arkitektët ta mësojnë kodimin?
Tani me mjete të ndryshme parametrike që vijnë edhe në foto, një arkitekt është lehtësisht në gjendje të krijojë parametra dhe kufizime mbi gjeometrinë dinamike, për të prodhuar në mënyrë të përsosur dizajne të ndërlikuara, shkruan “Arch2.o”, transmeton Ndërtimi.info.
Këto janë disa nga avantazhet që kodimi iu sjellë arkitektëve:
Kodimi ju ndihmon të zgjeroni aftësitë tuaja të dizajnit
Kodimi ju ndihmon të eksploroni forma të reja arkitekturore dhe të hulumtoni se si arkitektura mund të evoluojë dhe të përshtatet gjithnjë me ndryshimet.
Jeni në gjendje të pretendoni “pronësinë” e tërë procesit të dizajnimit
Njohja e kodimit i jep arkitektit kontroll të plotë mbi të gjithë procesin e gjenerimit të formave, pasi arkitekti do të dijë saktësisht se çfarë duhet të krijojë, e ta përshtatë atë për nevojat e tyre specifike.
Për të pasur një avantazh mbi konkurrentët tuaj
Kodimi është aftësi që mund t’i japë arkitektit një ndihmë të madhe mbi konkurrencën. Fitimi dhe praktikimi me shkathtësi i shkrimit, si pjesë e procesit të dizajnimit, mund të hedhin dritë mbi detaje të ndryshme që dizajnerët e tjerë mund të harrojnë dhe kështu t’ju japin përparësi.
Të përfshiheni në aspektet teknike të të menduarit algoritmik
Një projektues inkurajohet të analizojë problemin në projekt dhe ta zgjidhë atë në një proces hap pas hapi, në kontrast me atë që ai zakonisht bën -[qasje intuitive ose kreative e problemit, i cili është shumë subjektiv]. Arkitektët të cilët kanë aftësi koduese janë edhe më të shkathët.
E programet më të mira për kodim janë:
Grasshopper 3D
Dynamo
Python
VB.NET [Visual Basic .NET]
C#
Ruby
