Featured
Përplasja e deputetëve rreth ndërtimit të shtëpive të komuniteteve

1.8 milion euro të ndara për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë ishte arsyeja e përplasjes së deputetëve të komuniteteve në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, raporton KTV.
Në këtë komision ishin të ftuar për raportim për këtë projekt, ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe ministri i Kthimit, Dalibor Jevtiq, por ky i fundit nuk u paraqit fare.
Por, është deputeti Veton Berisha, i cili ngriti dyshime se në këtë projekt është përjashtuar komuniteti egjiptian, të cilin ai e përfaqëson. Por, deputetët e partisë 6 plus thonë se të gjithë punën e bënë që në këtë projekt të përfshihen komunitetet e tyre. Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, paralajmëroi se në rast se nuk arrijnë marrëveshje mes vete komunitetet, atëherë mjetet e parapara do t’i kthejë në qeveri për rishqyrtim. Ministri Reçica disa herë kërkoi leje që të largohej nga mbledhja por nuk u lejua nga kryetari i komisionit, Igor Simiq, i cili insistoi se duhej të dëgjoheshin të gjitha kërkesat e anëtarëve.
