Aktuale
Përgjegjësitë e komunave që ua përcakton Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje

Me miratimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje do të trajtohen mijëra ndërtime pa leje të cilat janë të përfshira në regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve pa Leje.
Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.
Nëpërmjet këtij Ligji komunat kanë përgjegjësinë primare për zbatimin e saj për kategoritë I dhe II të ndërtimit si dhe të ushtojë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë Ligj, duke u përfshirë por pa u kufizuar në ndarjen e resurseve njerëzore dhe financiare të nevojshme për zbatim efektiv dhe efikas të tij, shkruan Ndërtimi.info
Përgjegjësi tjetër edhe zhvillimi i fushave të komunikimit për informimin e publikut lidhur me kërkesat për zbatimin e këtij Ligjin në bashkëpunim me Ministrinë, pjesëmarrjen në trajnimet e zhvilluara nga Mistria për komunat për zbatimin e Ligjit. Ofrimin e informacioneve specifike në formatin GIS mbi vendndodhjen e pronës komunale për t’u përfshirë në bazën e të dhënave të legalizimit brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Po ashtu ofrimin e informacioneve specifike në formatin GIS mbi korridoret infrastrukturore lokale të cilat do të përfshihen në bazën e të dhënave të legalizimit brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Përgjegjësi e komunave është edhe ofrimi i shërbimeve përmes një sporteli të vetë, (One Stop Shop) për t’u ofruar aplikuesve një pikë të vetme të kontaktit për legalizim dhe regjistrim të ndërtesave të legalizuara dhe pjesëve të ndërtesave në Kadastër dhe RDPP.
Ligji obligon komunat që të bëjnë identifikimin dhe të shohin përfshirjen në listën e pritjes të të gjitha ndërtimeve pa leje brenda territorit të tyre të cilat ndodhen në pronë publike, në pronë shoqërore, ne toka bujqësore nën komasacion dhe nën sistem të ujitjes, sipërfaqe të mbrojtura, zona të mbrojtura, zona të veçanta të mbrojtura, zona të veçanta dhe korridore infrastrukturore.
Ndërsa, çdo organ komunal që posedon inventarë të ndërtimeve ose parcelave ku janë të bëra ndërtimet, duhet të rishikojë inventarët e saj dhe të sigurohet se ndërtimet pa leje trajtohen në përputhje me Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.
Komunat duhet edhe të trajtojnë ankesat e parashtruara të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje sipas nenit 22 të këtij Ligji.
Gjithashtu duhet të bëjë edhe përfshirjen e ndërtimeve të legalizuara në dokumentet e ardhshme të planifikimit hapësinor.
Rikujtojmë, se pas tri tentimeve, të hënën (dje), në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.
Miratimi i këtij Ligji rregullon çështjen e legalizimit të mbi 300 mijë objekteve pa leje.
Përmes këtij Ligji Qeveria po synon që të obligojë Komunën, ministritë e investitorët që t`i legalizojnë objektet. Përgjegjëse kryesore në këtë proces bie mbi komunat, siç përcaktohet në paragrafin e parë të nenit 6.
Vetëm në Komunën e Prishtinës janë rreth 45 mijë objekte pa leje.
