Featured
Përfundon rikonstruktimi i stacionit të Urës së Londrës

Një ndër atraksionet më të mëdha turistike në Londër padyshim se është ura e famshme “Tower Bridge”, për të cilën pothuajse çdokush ka dëgjuar.
Për stacionin e Urës së Londrës së fundmi janë finalizuar punimet dhe është bërë rihapja e tij, pas një pune intensive prej më shumë se 5 vitesh.
Kompania e njohur Grimshaw është përkujdesur për realizimin e projektit teksa ka bashkëpunuar edhe me firmat inxhinierike Arcaids, WSP dhe me kontraktuesin kryesor Costain, transmeton Ndërtimi.info.
Stacioni i Urës së Londrës, që u hap për herë të parë në vitin 1836, është një nga stacionet më të vjetra të trenit në botë dhe terminali më i vjetër hekurudhor në Londër që është ende funksional.
Është stacioni i katërt më i ngarkuar në Londër, me 50 milionë pasagjerë që udhëtojnë aty çdo vit.
Modernizimi ka bërë rritjen e kapacitetit, në mënyrë që në të ardhmen, stacioni të jetë në gjendje të përballojë deri në 90 milionë pasagjerë në vit.
“Si arkitektë, vizioni ynë për stacionin ishte krijimi i një hapësire të madhe qytetare që lidhë dy komunitetet dhe respekton trashëgiminë e saj viktoriane, duke ofruar një eksperiencë moderne, funksionale dhe të këndshme për udhëtarët e trenave”, u shpreh njëri nga anëtarët e kompanisë Grimshaw.
Grimshaw është një nga praktikat e përzgjedhura arkitekturore për të projektuar stacionet në Londër dhe Birmingham për HS2, lidhja e re hekurudhore e Anglisë me shpejtësi të lartë.
