Aktuale
Përfundon procesi i vendosjes së të gjitha emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap
Këtë e ka bërë të ditur kjo organizatë ndërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:
“Më 25 janar ka përfunduar puna për vendosjen e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap. Ky proces ka nisur më 18 dhjetor 2018 pas një memorandumi të mirëkuptimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe OJQ FLOSSK, në emër të komunitetit të kontribuesve, e cila mes tjerash ka paraprarë pranimin e emrave të rrugëve të cilat janë zyrtarizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Në vazhdim të kësaj, vullnetarët nga Kosova dhe jasht saj kanë punuar për t’i vendosur këto të dhëna zyrtare në OpenStreetMap.
Komuniteti do të vazhdoj t’i freskoj këto të dhëna me ndryshimet e nxjerra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mirëpret të dhënat nga komunat tjera që janë në proces të finalizimit të emrave të rrugëve.
Emrat e standardizuar të rrugëve të disponueshme në sisteme të hapura siç është OpenStreetMap dhe aplikacionet që përdorin të dhënat nga ajo do të ndihmojnë në orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe qojnë në shërbime shtesë ekonomike.
Në vazhdim komuniteti i kontribuesve në OpenStreetMap do të punoj në projektin madhor të radhës që është vendosja e konturave (gjurmëve) të ndërtesave dhe numrave të adresave.”
FLOSS Kosova është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009 me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur, njohuritë e hapura dhe pjesëmarrëse, edukimin në teknologjitë informative nëpërmjet kurseve të hapura, dhe standardet, kulturën dhe shoqërinë e hapur duke përdorur komunikimin e lirë.