Aktuale
Përfundon investimi në parkut përgjatë Lumbardhit në Prizren
Me qëllim të krijimit të një ambienti më të këndshëm dhe më të përshtatshëm për shfrytëzim qytetarët kanë përfunduar adaptimi i parkut Remzi Ademaj.
“Lokacioni në fjalë paraqet hapësirën publike përballë Gjimnazit ‘’Remzi Ademaj’’, në afërsi të lumit Lumbardh dhe objekteve me rëndësi të trashëgimisë kulturore. Ky park edhe pse përbën një pikë lidhëse në mes të Qendrës Historike të Prizrenit dhe pjesës perëndimore të qytetit shfrytëzohet shumë pak nga ana e qytetarëve, duke u kthyer në një hapësirë të përshtatshme për grupet e dyshimta”, thuhet në njoftimin e organizatës Ec Më Ndryshe.
EC bënë të ditur se përmes metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje ka bërë vizionimin e kësaj hapësire, duke listuar kërkesat e banorëve, nxënësve dhe shrytëzuesve të tjerë me qëllim të vënies së kësaj hapësire në shfrytëzim të të gjitha grupeve të komunitetit.
“Propozimi për ridizajnimin e këtij parku i është dorëzuar për shqyrtim autoriteteve komunale, ndërsa iniciativa në fjalë përbën realizimin simbolik dhe të pjesshëm të këtij propozimi. Iniciativa ‘’Adaptimi i parkut Remzi Ademaj për shfrytëzim nga komuniteti’’ është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizren dhe është përkrahur nga National Endoëment for Democracy – NED, Olof Palme International Center dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut”, bëhet e ditur në njoftim.

