Aktuale
Përfundojnë punimet në rregullimin e platosë në Kalanë e Vushtrrisë

Kanë përfunduar punimet në rregullimin e platosë në Kalanë e Vushtrrisë. Këto punime janë bërë në bashkëpunime me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
E aktiviteti i parë që do ta shënoj edhe hapjen e Kalasë së Qyteti i cili është mbyllur tash e një kohë të gjatë, do të jetë ceremonia e binjakëzimit të Komunës së Vushtrrisë me qytetin Norwalk të IOWA-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia do të mbahet më 10.05 në ora 2018, në Kalanë e Qytetit, ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunë e Vushtrrisë, Fatmire Cecila.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kanë përfunduar punimet në rregullimin e platosë në Kalanë e Vushtrrisë.
Aktiviteti i parë që do ta shënoj edhe hapjen e Kalasë së Qytetit, e cila ishte e mbyllur për një kohë të gjatë, do të jetë ceremonia e binjakëzimit të Komunës së Vushtrrisë me qytetin Norwalk të IOWA-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia do të mbahet më 10.05.2018 në ora 18:00, në Kalanë e Qytetit.
Me keqardhje për publikun, por për shkak të interesimit shumë të madh për të marrë pjesë në këtë ceremoni do të jemi të obliguar që pjesëmarrjen në këtë ceremoni t’ua lejojmë vetëm atyre që kanë ftesë për pjesëmarrje. Kjo bëhet për shkak të hapësirës së kufizuar.
Me respekt,
Fatmire Cecelia
Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
