Aktuale
Përfaqësuesi i Hadës ministrit Lluka: Nuk keni bërë zgjidhje për banorët por për minierën

Me iniciativën e Avokatit të Popullit Hilmi Jashari po diskutohet për të drejtat e banorëve të Hades në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Ani pse Qeveria e Kosovës kohë më parë është deklaruar se është bërë zgjidhje për banorët e Hades, një gjë e tillë nuk po del të jetë e vërtetë sipas përfaqësuesit të banorëve të Hadës, Ragip Grajçevci.
Ky i fundit në prani të ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, avokatit Jashari dhe deputetëve të këtij komisioni ka treguar se për banorëve atje iu është bërë shkelje e të drejtave të njeriut duke i rrezikuar edhe shëndeti.
Madje ai i është drejtuar ministrit Lluka duke thënë se banorët janë të parët që rrezikohen nga miniera e thëngjillit atje, por ata janë të fundit kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij problemi.
Çdo rekomandim po mbetët në letra e që për këtë përfaqësuesi ka kërkuar që të nxirret një vendim dhe t’i bëhet zgjidhje banoreve që të paktën 2020 mos t’i zë aty.
“Janë shkel të drejtat e njeriut. Ne kemi nxjerrë rekomandime por asnjëherë nuk janë zbatuar në letra. Sa herë që vijna me marr letra ndodh diçka. Ne banorët e Hades me toka tona e prona tona bëjmë pjesë të parët që prekemi nga shëndeti, nga pronat jemi të parët por në fund jemi të fundit që konsultohen. Me ne askush nuk merret. Aty vijën komisioni flet që nuk e din çka ndodh atje, e që na jemi aty që sa vite”, tha ai.
Ai shtoi në këtë komision se banorët janë futur në një kolaps dhe se qeveria ka shkelë vendimet e saja
”Shipitulla është vetëm që një vit e Hadja është që 14 vjet në kolaps. E vërtetë është që tha Ministri se e kanë nxjerrë minierën prej kolapsit por marrëveshjet dhe premtimet që i keni bërë nuk i keni mbajt. E tash ne kemi ngelë në kolaps. Janë shkele vendimet e qeverisë, dhe në fund janë shkelë të drejtat e banorëve. Ne kërkojmë që të nxjerrët një rekomandim dhe të mos vijmë të mbajmë takime sa për formalitet dhe të nxjerrët një vendim konkret se çka po bëhet me banorët. Neve nuk po na intereson se qysh zhvillohet miniera, ajo është në Hade. Ata banorë duhet të zhvendosen dhe 2020 ata banorë mos t’i zë se shëndeti i tyre po rrezikohet”, përfundoi Grajçevci.
Edhe Jonuz Grajçevci u ankua për shëndetine banorëve të këtij fshati duke treguar se pesë anëtarë të familjes i kanë vdekur nga kanceri. Ai kërkoj zgjidhje për këto vuajtje të cilat po i përjetojnë.
Për shkelje të drejtave të njeriut për banorët e Hadës ka folur sot edhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari gjatë një raportimi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur.
Jashari ka thënë se gjendja në terren dhe të drejtat e banorëve të Hadëes nuk janë në normale.
“Vlerësoj se nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Banorët konsiderojnë se kanë mbetur me një oazë. Kjo vonese nga viti 2004 e deri tash ka ngritur koston e shpronësimit të banorëve”, ka thënë Jashari duke shtuar se gjendja aktualë në Hade është një lloj geto dhe ka rezultuar me shkelje të të drejtave të njeriut. Dhe sipas tij, është momenti për të gjetur një vendim përfundimtar.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se për rastin e fshatit Shipitullë kanë intervenuar për shkak të gjendjes dhe kolapsit energjetik që ka ka pasur Kosova në vjeshtën e vitit të kaluar.
“Në vitin e kaluar kemi qenë para një kolapsi energjetik, ndërsa, projekti i ri për ‘Kosovën e Re’ parasheh që të kemi një minierë të re të thëngjillit për të siguruar thëngjill për 40 vitet e ardhshme. KEK ka angazhuar një kompani konsulente gjermane ku do të vlerëson kahjen e hapjes veri – jug të minierës së re dhe tregon anët negative dhe pozitaive”, tha Lluka duke shtuar se çfar do opsioni që merret shikohet impakti social dhe mjedisit.
Ministri Lluka ka thënë se shpronësimi në Shipitullë parashihet të kushtojë rreth 27 milionë euro, ndërsa për shpronësimin në Hade ai nuk pret të ndodhë e njëjta gjë dhe nuk duhet vepruar me atë praktikë.
Mustafë Grainca zëvendës ministër i Financave ka thënë se ata janë në pritje të zgjidhjes këtij problemi, konform zgjidhjes do të veprojë.
Gjithashtu edhe përfaqësuesja e këtij komisioni Duda Balje ka shprehur shqetësimin se banorët atje jetojnë në kushte jo të mira jetësore.
Ndërsa kryetarja e Komisionit Duda Balje kërkoi sqarime për ndërtimet pa leje dhe mungesën e kushteve për jetë në Hade. Ndërsa, anëtari i Komisionit Salih Zyba ngriti çështjen e manipulimit nga Qeveria për shpronësim dhe ndërtim pa leje.
