Aktuale
Përderisa investitorët largohen, MZhE përkthen në shqip 8 marrëveshjet për termocentralin e ri

Pas njëmbëdhjetë muajsh Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) ka filluar të publikoj edhe në versionin shqip kontratën miliardëshe për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, kontratë kjo e lidhur me kompaninë amerikane “ContourGloba”. Përkthimi i kësaj kontrate po vazhdon në kohën kur ky projekt nuk po përkrahet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), pasi që të dyja këto janë tërhequr nga investimi për ndërtimin e këtij termocentrali.
Nga njëmbëdhjetë marrëveshja sa janë në këtë kontratë, deri tani nga gjuha angleze në atë shqipe janë përkthyer tetë marrëveshje, raporton Ndërtimi.info
Në versionin shqip mund të gjendet marrëveshja për furnizim me ujë, për kyçje për sistemin e transmisionit të Kosovës, marrëveshja për furnizimin e linjitit, për blerjen e energjisë, për bartjen e lokacionit, për mbështetjen e sponsorit, marrëveshjen e zbatimit si dhe marrëveshjen e blerjes së energjisë.
Marrëveshja për termocentralin e ri ishte nënshkruar në dhjetorin e vitit të kaluar (2017), ndërsa, vetëm pas insistimit publik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) vendosi ta bëjë publike kontratën me mbi një mijë faqe vetëm në anglisht.
Ndërkohë që pas tërheqjes edhe të BERZH nga ky investim, nga kompania “ContourGlobal” ditë më parë deklarojnë se do kërkojnë nga instituti financiar për zhvillim i SHBA-së për të financuar projektin.
Por në rast se shkëputet marrëveshja me “ContourGlobal” Qeveria e Kosovës obligohet të paguajë gjobë prej 19.5 milionë euro.
kjo pagesë do të ishte një penalizmi ndaj Kosovës, në rast se nuk respekton marrëveshjen tashmë të nënshkruar me kompaninë amerikane.
Megjithatë, i pari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj si dhe ministri i Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka vazhdojnë të shprehen të bindur që ky projekt nuk do të dështojë dhe se procesi është duke shkuar sipas dinamikës.
Ideja fillestare për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” pati nisur në vitin 2006, ku aso kohe u pat prezantuar si projekt gjigant me kapacitete prej 2100 megavatë. Prej atëherë procesi ka dështuar disa herë.
Janë shpenzuar miliona euro për këshilltarë transaksioni e studime fizibiliteti.
Po ashtu iu ndryshua emri nga “Kosova C” në “Kosova e Re”.
Iu zvogëlua kapaciteti nga 2100 në 500 megavatë!
Shqetësuese ishte ndikimi në impaktin e ambient.
Për këtë marrëveshje prej 1.3 miliardë euro pati kundërshtime të ashpëra nga shoqëria civile.
Marrëveshjet e publikuara në gjuhën shqipe, mund t’i lexoni këtu
