Aktuale
Përbërja e re e ngjyrës që arrin të mbajë ndërtesat e freskëta

Disa shkencëtarë kanë krijuar një bojë e cila ka në përberjen e saj një shtresë polimeri, që mund të përdoret për të mbajtur ndërtesat të freskëta.
Kërkuesit nga Columbia University në New York besojnë se produkti i ri mund të reflektojë deri në 96 përqind ose më shumë rrezet e diellit dhe të përhapë nxehtësi në atmosferë. Ndërtesat e veshura me këtë material i cili përshkruhet si një ndër më të bardhët që është parë ndonjëherë, mund të jetë 5F më i freskët në mjedise tropikale siç është Bangladeshi dhe rreth 11 F më i ftohtë në mjedise të thata siç është Arizona. Produkti i ri mund te aplikohet në formën e bojës në majat e çative, ndërtesave, makinave si dhe madje anijeve kozmike, u shpreh kërkuesi.
Forma e lirë e ajrit të kondicionuar mund të zvogëlojë emetimet në vende si SHBA ku 17 përqind e konsumit të energjisë elektrike shkon në sistemet ftohëse të ndërtesave, raportoi The Times. Shpikja e re është vlerësuar si një zbulim i madh pas një vere të temperaturave të larta. Bojë e bardhë është përdorur prej kohësh për të mbajtur ndërtesa të ftohta në vendet e nxehta, por ngjyrat e zakonshme ose materiali i zakonshëm i bojës së bardhë, e thith shumë dritën e diellit, thanë hulumtuesit. Boshllëqet e vogla të ajrit në polimer shpërndajnë dritën e diellit dhe e kthejnë atë të bardhë, ngjashëm me atë se si uji pa ngjyrë bëhet i bardhë kur kthehet në borë, thanë ekspertët.
‘Polimere dhe tretës janë përdorur tashmë në ngjyra, dhe metoda e inxhinierëve të Universitetit Columbia zëvendëson në thelb pigmentet në bojë të bardhë me zbrazëti ajri që pasqyrojnë të gjitha gjurmët e valëve të dritës së diellit, nga UV në infra të kuqe,’ thanë shkencëtarët. Claes-Göran Granqvist i Universitetit Uppsala tha: “Natyra ofron shumë mënyra për ngrohje dhe ftohje, disa prej të cilave janë jashtëzakonisht të njohura dhe të studiuara gjerësisht dhe të tjerët që janë të dobëta. Yuan Yang, i cili është një tjetër bashkautor i kësaj shpikjeje u shpreh se tashni është koha kritike për të sjellë zgjidhje premtuese për të mbështetur njerëzimin. Këtë vit tha ai, ne kemi qënë dëshmitarë të valëve të nxehta si dhe të rekordeve të temperaturave në Amerikën e Veriut, Europë, Azi si dhe në Australi.
“Gjithashtu është thelbësore që ne të mund të gjejmë zgjidhje për këtë ndryshim klimaterik, dhe ne jemi shumë të entuziasmuar që jemi duke punuar në zhvillimin e kësaj teknologjie e cila lidhet drejtpërdrejt me të, tha edhe njëherë një prej krijuesve.” Shkencëtarët gjithashtu i shtuan ngjyra polimerit të sapokrijuar për të lejuar përdorimin e ngjyrave të ndryshme kur produkti është aplikuar në ndërtesa. Nanfang Yu, një nga studiuesit, tha: “Arritja e një ekuilibri më të lartë midis ngjyrave dhe performancës së ftohjes mbi ngjyrat aktuale është një nga aspektet më të rëndësishme të punës sonë.
