Aktuale
Për të katërtin vit organizohet ngjarja më e madhe energjisë së gjelbër në Kosovë
46 kompani dhe organizata nga Kosova kanë ekspozuar produktet e tyre në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Kjo u bë në kuadër të edicionit të katër të Festivalit të Gjelbër, që u hap sot e do të vazhdojë dhe nesër, shkruan Ndërtimi.info.
Festivali dy ditor po mbahet me qëllim të promovimit të bizneseve të gjelbëra dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesimin për riciklim, energjinë e ripërtëritshme dhe energjinë efecientë.
Në hapje të kësaj festivali, Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se për herë të parë është rritur participimi i kompanive në këtë festival.
“Për ne është nder qe USAID ka besua që te na përcjell vazhdimësinë r festivalit te gjelbër. Besoj qe kemi bërë punë të morë pasi për herë të parë participimi i kompanive ka arritur në 50% sepse ne besojmë se ekonomia e Kosovës nuk duhet të fokusohet në donacione, por në investime. SA më e vogël të jetë shuma e donacioneve dhe sa më i lartë investimi i kompanive private në Kosovë, do të kemi ekonomi më dinamike dhe konkurruese në rajon”, tha ai.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të ambasadave të huaj në Kosovë e të organizatave të mëdha.
Nga këtu, Nicholas Giacobbe nga ambasada Amerikane në Kosovës, përmendi objektin e ri të kësaj ambasade në Prishtinë, si shembull për ndërtimet e ardhshme, që t’i japin me shumë hapësirë ambienteve të hapura dhe gjelbërimit.
Ky edicion i festivalit është fokusuar në teknologjinë e gjelbër dhe inovative, energjinë e rinovueshme, urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin si dhe mbrojtjen e ambientit
Ngjarja më e madhe energjisë së gjelbër në vend, do të përfshijë edhe forme në lidhje mekëto tema.