Connect with us

Aktuale

Për një vit u ndërtuan mijëra objekte pa leje, të cilat nuk mund të legalizohen

Published

on

Kosova kishte dështuar në iniciativën e parë që të trajtojë ndërtimet pa leje. Ligji i miratuar në vitin 2013 që e mbulon këtë fushë u pa me shumë mangësi dhe nisma për të trajtuar ndërtimet pa leje pushoi për disa vite, pasi ligji u tërhoq dhe shkoi për plotësim, dhe vitin e kaluar hyri në fuqi Ligji i ri, i cili përsëri do të ketë telashe.

Nga shtatori i vitit 2018 e deri më tani janë ndërtuar mijëra shtëpi pa leje anë e kënd Kosovës. Po ndërtohen edhe tash, thuajse të gjitha nëpër fshatra. Nëse Qeveria e Kosovës është e vendosur që ta zbatojë në tërësi Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje i cili hyri në fuqi me 5 shtator 2018, këto ndërtesa nuk do të legalizohen asnjëherë. Rrjedhimisht nuk do të mund të marrin fletë poseduese, ose sipas ligjit duhet të rrënohen.

“Ligji Nr.06/L-064 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, që është në fuqi ka fushëveprim t’i trajtojë vetëm ndërtimet pa leje deri në kohën e hyrjes në fuqi të tij, deri më datën 5 shtator, 2018”, ka thënë për lajmi.net, Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsionor.

Në regjistrin shtetëror janë të regjistruar mbi 350.000 ndërtime pa leje, por ministria nuk ka informacione sa është rritur ky numër pas shtatorit të vitit 2018.

“Nuk kemi informata se sa është numri i ndërtimeve pa leje deri më tani. Komunat janë në fazën e identifikimit të ndërtimeve të tjera pa leje deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërtimet e regjistruara nga ligji i kaluar (350 mije) njihen nga ky ligj dhe obligohen komunat që t’i identifikojnë edhe ndërtimet tjera pa leje deri më datën 5 shtator, 2018”, shtoi tutje Kadriu.

Ai ka treguar se në çfarë faze ndodhet procesi për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

“Aktualisht, MMPH, është duke përgatitur udhëzuesin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, i cili do t’i ndihmojë zyrtarëve komunal në procesin e legalizimit si dhe është duke zhvilluar një databazë të përkohshme për evidentimin e aplikimeve për legalizim. Nga raportimet e Komunave, kemi informata se kanë filluar aplikimet e para për legalizim, dhe interesimi i qytetarëve për të legalizuar ndërtimet e tyre pa leje është dukshëm i madh. Në këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që posedojnë ndërtime pa leje, të lajmërohen në zyrat komunale dhe të informohen për procedurat e aplikimit për legalizim”, shtoi tutje Bajram Kardiu.

Ai thotë se, procesi i legalizimit është proces që tashmë ka filluar, dhe se afati për aplikim për legalizim është dy vite, duke filluar nga viti i kaluar.

Lidhur me ndërtimet pa leje të pas shatorit të vitit të kaluar, por edhe për të gjitha ndërtimet pa leje arkitekti, Valdet Osmani i ka fajësuar komunat, konkretisht drejtoritë e urbanizmit. Ai ka ftuar prokurorinë që të involvohet seriozisht në këtë punë.

Prokuroria duhet t’i hetojë hartuesit e Planeve Zhvillimore Komunale, Urbane dhe Rregulluese pasi janë ata fajtorët kryesor për ndërtimet pa leje, sepse shumë prej tyre janë joprofesionale, degraduese pa asnjë kriter teknik e as publik. Kanë keqpërdorë me detyrën e besuar zyrtare nga Komuna që më pastaj prej pengesave në marrjen e lejeve, qytetarët është dashur të ndërtojnë pa leje dhe komuna e drejtoria e urbanizmit nuk kanë reaguar. Gjithashtu, shumë pronarëve u është dëmtuar prona nga këta hartues. Prokuroria për ta luftuar mafinë e ndërtimit e ka vetëm një adresë, drejtorët e urbanizmit ne Prishtine dhe Prizren, dhe hartuesit e PZHK, PZHU e disa plane rregulluese pasi dëmi i shkaktuar janë miliarda euro”, tha Osmani për lajmi.net.

Tutje Osmani thotë se “nuk mendoj se duhet te dërgohet për revidim ligji, pasi ato ndërtime pa leje duhet te jenë në përgjegjësi te komunave për të vepruar dhe prokurorisë. Prokuroria duhet t’i hetojë zyrtarët për mosveprim dhe çuditërisht deri me tani prokuroria nuk është marrë fare me zyrtarët, inspektoratin dhe me drejtorët e urbanizmit dhe hartuesit si përgjegjësit kryesor sipas ligjit e që do duhej të ndiqeshin penalisht”.

Dihet se, legalizimi është proces i legjitimimit të ndërtesave si pronë e paluajtshme, andaj është tejet e rëndësishme pronësia e plotë dhe legjitime e pasurisë së secilit.

Ligji i ri zgjatë afatin kohor për trajtimin e rasteve nga organet kompetente (është ndryshuar dispozita për fushëveprim dhe tani Ligji është i aplikueshëm për gjitha ndërtimet pa leje të ndërtuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe nuk kufizon vetëm trajtimin e atyre ndërtimeve që janë regjistruar në ortofoto të vitit 2013). Ndërsa sa i përket ndërtimeve pa leje që mund të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji nuk do të amnistohen, por mbetet të nënkuptohet se ato do të vazhdojnë të trajtohen me Kodin Unik të Ndërtimit pasi Projektligji ka vetëm efekt retroaktiv; Zgjatë afatin kohor për aplikim, por jo më shumë se katër vite pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji; Ofrimin e shërbimeve të komunave përmes “One Stop Shop” me qëllim të ofrimit të një kontakti të vetëm për qytetarët; Trajton gjithashtu ndërtimet pa leje në tokën publike dhe zona të veçanta.

Duke u nisur nga numri i madh i ndërtimeve pa leje, stafi joadekuat, pengesat që do të dalin gjatë rrugës si dhe praktikat në rajon gati është e pa mundur të zgjidhet kjo problematikë edhe për disa vite.

Shqipëria është njëra nga vendet e rajonit me numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri janë evidentuar rreth 500.000 objekte pa leje dhe deri më tani më pak se 200 mijë janë legalizuar. Shqipëria e ka nxjerrë Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje në vitin 2006, por është plotësuar tetë herë deri në vitin 2015.

Ndërsa, numri i ndërtimeve pa leje në Malin e Zi del të jetë më i vogli në rajon dhe sillet rreth 100.000 objekte. Mali i Zi deri vonë ka trajtuar ndërtimet pa leje me ligjet në fuqi për urbanizim dhe ndërtim. Në vitin 2010 ka aprovuar Strategjinë për Ndërtimin Informal dhe vetëm në vitin 2016 ka aprovuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Për dallim nga Shqipëria dhe Kosova, aplikueshmëria e Ligjit të Malit të Zi nuk ndërlidhet me ndonjë afat kohor, por trajton gjitha objektet që janë të regjistruara në orotfoto të bëra nga organi administrativ kompetent për regjistrimin e të drejtave pronësore në kadastër.

Në Maqedoni kanë rezultuar 350 mijë ndërtime pa leje. Procesi ka nisur në vitin 2001. Ligji është ndryshuar dhe plotësuar 8 herë dhe akoma nuk ka përfunduar.

Në Kroaci, ligji është miratuar në vitin 2011, është ndryshuar dhe plotësor në vitin 2012.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending