Aktuale
Për Ligjin e Prishtinës propozohet të merret Zagrebi si model
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/2017_12_11_-Komisioni-për-Administrate-Publike.jpg)
Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe medie i Kuvendit të Kosovës ka organizuara sot dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Prishtinën.
Besnik Tahiri, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, ka thënë se Kosova është vonuar me këtë projektligj. Ai ka propozuar që të merret model Zagrebi, duke e forcuar më shumë Kuvendin Komunal.
Tahiri ka thënë se Prishtina ka problem me shëndetësinë sekondare dhe kjo të rregullohet me këtë projektligj.
Ndërkohë, ai nuk e përkrah ndarjen e një buxheti shumë më të madh për kryeqytetin. Po kërkohet që Prishtina duhet me pasë një buxhet më shumë, e që nuk është praktik e mirë, sepse nuk duhet fokusohet zhvillimi vetëm në Prishtinë. Po ashtu. Mbi 4% nuk është e nevojshme”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.
“Në vitin 2015 kam bërë propozim që ka të bëjë për një subjektivitet dhe kompetenca për kryeqytetin. Në atë kohë kemi paraparë zona funksionale me buxhete të ndara, që nuk ka ndodhur me këtë projektbuxhet”.
Tahiri shtoi se është mirë që kryetari i Prishtinës nuk ka më shumë kompetenca mbi policinë me Ligjin e për Prishtinën.
Edhe për çështjen e ndërmarrjeve publike, që aktualisht janë të lidhura sikurse me një “holding”, ky ekspertë i pushtetit lokal propozoi të merret si model Zagrebi.
Në hapje të debatit, Nait Hasani, kryetar i Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe medie, tha se ky debat synon të marrë propozime dhe modelet më të mira që të bëhet një ligj sa më i mirë për kryeqytetin.
“Pa dallime politike duhet të bëmë Ligjin për Prishtinën, sepse kryeqyteti është i yni, pavarësisht se nga vijmë, fëmijët tanë janë ata qe shkojnë nëpër shkolla, ne tashme jemi banorë të Prishtinës”, u shpreh Hasani.
Pjesë e këtij debati ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues të shoqërisë civile etj.
Krenar Shala nga organizata “për Prishtinën” tha se kryetari i Komunës është mirë të ketë më shumë këshilltar.
“Numri prej tre këshilltarësh për kryetarin është i vogël. Numri pesë do të ishte normale. Psh kryeministri në Kosovë i ka nja 25 këshilltarë e kryetari u komunës veç tre”, u shpreh Shala.
Riza Shillova, nga Policia e Kosovës, tha se ky projekt duhet te harmonizohet me Kushtetutë sa i përket çështjes së policisë.
“Kemi parë shembuj që janë propozuar për policinë, si nga Britania e vende të tjera, që nuk janë të mirë… Shembujt e shteteve federative nuk janë të pëlqyeshëm”, ka thënë ai.
Edhe Shillova konsideron se shembulli i kryeqytetit të Kroacisë, ose Tirana, mund të merren si modele të mira për policinë këtu.
Albulena Nrecaj, nga organizata INPO, tha se ka pasur një deformim të diskutimit për këtë projektligj.
“Në këtë ligj nuk diskutohet çka është kryeqyteti dhe nuk saktësohet çka ka nevojë kryeqyteti… Te mbrojtja shëndetësore nuk flitet për institucionet dytësore të cilat kanë me qenë në aspektin administrativ, janë çështje që duhet te diskutohet”.
“Granti specifik i kryeqytetit me 4% duhet të specifikohet se ku ka me u hargju, në çfarë forme”, ka theksuar Nrecaj, raporton Ekonomia Online.
Bekim Salihu, nga Instituti GAP, tha se është e drejtë që Prishtina të këtë buxhet shtesë.
Sipas tij, versioni aktual i këtij projektligji është më i miri mundshëm dhe ai duhet të plotësohet, duke i dhënë kryeqytetit disa të drejta dhe mundësi shtesë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)