Infrastrukturë
Për 13 projekte kapitale, Komuna e Kaçanikut ndanë mbi 63 mijë euro
Komuna e Kaçanikut ka ndarë mbi 63 mijë euro për projekte kapitale, kështu është bërë e ditur në një takim pune mes ekzekutivit komuna.
I pari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi në këtë takim është shprehur rregullimi i mirëqenies qytetarë është duke vazhduar me intensitet të madh.
13 projektet kapitale përfshijë pothuajse çdo lagje e fshatë të Kaçanikut.
E njoftimin për ndarjen e këtij buxheti për investime kapitale e ka bërë të ditur, Drejtori i Ekonomisë, Financa dhe Zhvillimit Ekonomik Bahri Selimi.
Ai njoftoi se Komuna e Kaçanikut përmes drejtorisë së financave ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej 63,257.22 euro për rregullimin dhe ndërtimin e disa rrugëve lokale në Komunën e Kaçanikut:
1- Asfaltimi i rrugës “Goca e Kaçanikut” Krahu II
2- Asfaltimi i rrugës “Martirët” Stagovë
3- Vazhdimi i trotuarit në fshatin Begracë 190 m
4- Sanimi i pjesëve të asfaltit të dëmtuar në zonën urbane dhe rurale
5- Shtrimi me kubëza të betonit të rrugës “Oso Kuka” Dubravë
6- Shtrimi i shtresës së asfaltit i “Urës së Hazirit” dhe
7- Shtrimi me kubëza betoni i rrugëve “Raif Krivanjeva” krahu I dhe II
8- Shtrimi me kubëza betoni i krahut të rrugës “Beteja e Kaçanikut”-Kaçanik
9- Ndërtimi i rrugës “Vëllezërit Dema” Bob
10- Ndërtimi i rrugës “ Faik Krasniqi” Dushkajë
11- Asfaltimi i rrugës “ Ramadan Xhokli” degëzimi Koxhaj
12- Asfaltimi i rrugës tek stacioni i autobusëve
13- “Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Tefik Raka”- Kaçanik.
Drejtori Selimi tha se këto mjete janë ndarë nga kategoria buxhetore “ rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale në zonat urbane dhe rurale” nga programi buxhetor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa- Nënprogrami “Planifikimi i Zhvillimit Ekonomik”.
Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera komunale si arsim, shëndetësi, shërbime publike, bujqësi e prokurim.
You must be logged in to post a comment Login