Aktuale
Për 10 muaj Ministria e Infrastrukturës punë pati me 6 projekte rrugore

Ministria e Infrastrukturës është duke u marrë me gjashtë projekte të infrastrukturës rruge, që kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në ndërtimin e rrugëve që kanë filluar më herët e projekte asfaltimin, zgjerimin e rrugëve si dhe ndërtimin e rrugëve të reja, shkruan Ndërtimi.info.
Në dhjetë muaj kjo ministri ka vazhduar punën në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë-Hani i Elezit, ndërsa në kuadër të kësaj autostrade ka përfunduar segmenti nga kyçja e Ferizajt deri në kyçjen Doganaj, në gjatësi prej 10.5 kilometrash. Në këtë autostradë aktualisht është duke u punuar nga kyçja Doganaj deri në Han të Elezit.
Derisa në këtë autostradë kanë vazhduar punët, Ministria e Infrastrukturës ka filluar procedurat për ndërtimin e rrugëve të reja.
Për rrugën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë segmenti Banullë – Bresallc janë lidhë 8 kontrata me operatorët ekonomik për ndërtimin e këtij segment.
Ndërsa, për rrugën nacionale Kijev-Zahaq, sipas Raportit të Punës së Qeverisë të Republikës së Kosovës për periudhën shtator 2017 – korrik 2018, në bashkëpunim me ËBIF është duke u punuar projekti zbatues.
Gjatë kësaj periudhe kohore kanë filluar edhe punimet për ndërtimin e rrugës problematike Deçan – Plavë, që Qeverisë së Kosovës do t’i kushtojë 50 milionë euro . Pas ankesave të Manastirit të Deçanit, që këtë projekt e quante të kundërligjshëm, kanë filluar punimet në segmentin rrugor jashtë zonës mbrojtëse të Manastirit të Deçanit.
Gjatë këtyre dhjetë muajve, të përfshira në raport, Ministria e Infrastrukturës ka bërë edhe zgjerim rrugësh.
“Ka pasur aktivitete në zgjerimin e rrugës N2 segmenti Milloshevë-Mitrovicë, ky segment rrugor financohet 4.55 km nga Banka Islamike për Zhvillim si dhe 15 km nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Punët kanë vazhduar në zgjerimin e rrugës Komoran-Skenderaj”, thuhet në këtë raport./Ndërtimi.info/
