Aktuale
Peja investoi vetëm në katër rrugë të qytetit, 57 projekte nëpër fshatra gjatë 2018-s

Komuna e Pejës edhe në vitin 2018 ka vazhduar ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Gjatë këtij viti kjo komunë i ka dhënë prioritet rrugëve nëpër fshatra të ndryshme, ndërsa më pak rrugë janë asfaltuar në qytet, shkruan Ndërtimi.info.
Gjatë vitit që po e lëmë pas Komuna e Pejës ka shpenzuar mbi 2.5 milionë euro ( 2,625,644.51) për investime kapitale.
Projektet për të cilat u shpenzuan këto mjete financiar, përfshijnë 61 rrugë, katër prej tyre me kubëza ndërsa të tjerat të asfaltuara. Nga këto rrugë të përfunduar gjatë këtij viti 25 janë nëpër fshatra.
Derisa, janë asfaltuar rrugët në këto fshatra, në qytet janë ndërtuar dy rrugë, ndërsa është rregulluar një. E, katër rrugë ankese janë ndërtuar në lagjen “Xhemail Kada”, të cilat janë shtruara me kubëz ,rruga “Shpëtim Bojku” si dhe rruga në lagjen “Puhovc”.
Derisa, këto projekte kanë përfunduar ka ende në implementim e sipër. E, rrugë të cilat ishin planifikuar të përfundonin gjatë viti 2018, por nuk doli ashtu, përfshijnë hiç më pak se 32 projekte, të cilat kanë mbetur të vazhdohen në vitin 2019.
Teksa janë asfaltuar rrugë e disa janë shtuara më kubëza, në Komunën e Pejës kanë bërë të ditur për Ndërtimi.info, se asnjë rrugë nuk është riparuar. E, për këtë kanë dhënë arsye.
“Sa i përket sanimit të rrugëve, në vitin 2018 nuk kemi pasur kontratë të mirëmbajtjes. Kontrata ekziston por mjetet financiare janë shpenzuar para vitit 2018’, thuhet në përgjigjen e Komunës së Pejës.
Në anën tjetër, përveç rrugëve, në territorin e komunës së Pejës janë rregulluar nëntë hapësira publike, katër prej tyre në qytet dhe pesë në fshatra. /Ndërtimi.info/
