Connect with us

Aktuale

Pasuria e shtatë kryetarëve të komunave të mëdha të Kosovës [dokument]

Published

on

Zyrtarët e shtetit, përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Telegrafi ka bërë një përmbledhje të pasurisë së deklaruar nga kryetarët e shtatë komunave kryesore të Kosovës.

Në raportin e deklarimit të pasurisë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se jeton në shtëpi të vëllait.

“Jam me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen NIC në Çagllavicë, në pronësi të vëllait. Është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK. Banesa e prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor në vitin 1973, është bërë padia në Gjykatën Themelore – jokontestimore në vitin 2013 dhe vendimi është marrë nga Gjykata në favor të prindit në vitin 2018. Pronësia nuk është bart ende te prindi”, thuhet në deklarim, shkruan Telegrafi.

Nga paga vjetore, Ahmeti ka deklaruar se merr 17,336 euro apo 1,400 euro pagë mujore, ndërsa 2,140 i ka marrë nga rimbursimi i shpenzimeve.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Skoda Superb” në vlerë prej 8 mijë euro të cilën e ka blerë nga të hyrat që i ka marrë nga punësimi në vitin 2009.

Ahmeti në pjesën e parave të gatshme ka deklaruar se posedon 4,200 euro në bankë, ndërkaq 2,000 i posedon bashkëshortja e tij.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasurinë e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Nga pasuria e paluajtshme, Haskuka ka deklaruar se ka shtëpi, banesë, lokal dhe tokë në vlerë të përgjithshme mbi 2.3 milionë euro.

Ai thotë se ka tri vetura në vlerë të përgjithshme prej 30 mijë euro. Në pjesën për detyrimet, Haskuka thotë se ka 40 mijë euro kredi dhe tremijë euro të kursyera, ndërkaq tremijë euro i posedon bashkëshortja e tij.

Në pjesën e pagës, i pari i Prizrenit thotë se merr pagë vjetore prej 19,461 euro.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se ka patundshmëri në vlerë prej 2.4 milionë euro.

Muhaxheri në deklarim të pasurisë në AKK, ka raportuar se ka dy vetura në emër të bashkëshortes në vlerë prej 26 mijë euro. Ndërsa, në pjesën e detyrimeve, ai thotë se ka kredi në vlerë prej 80 mijë euro dhe 19 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Ai thotë se merr pagë vjetore prej 15,040 euro.

Ndërsa i pari i Mitrovicës, Agim Bashtiri, del të jetë më i pasuri për sa i përket patundshmërive.

Bahtiri thotë se ka pasuri në vlerë prej 7.5 milionë euro.

Ai në AKK thotë se ka në posedim një veturë “Audi Q7” në vlerë prej 10 mijë eurove, ndërkaq për sa i përket detyrimeve, Bahtiri tregon se ka marrë kredi për blerjen e shtëpisë në vlerë prej 450 mijë eurove.

I pari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej gati dy milionë euro.

Familja Haziri ka edhe para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare. Në emër të Lutfi Haziri janë rreth 116 mijë euro në institucione të ndryshme financiare në Kosovë. Po ashtu edhe prindërit e tij posedojnë rreth 79 mijë euro para të gatshme në njërën nga bankat në Zvicër. Mijëra euro janë deklaruar si para të gatshme edhe të fëmijëve të të parit të Gjilanit.

Haziri thotë se ka veturë “Hyunday Matrix” në vlerë prej tremijë eurove.

Ndryshe, vetëm nga paga e tij vjetore Haziri fiton 15,512 euro.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se ka tokë, shtëpi, truall dhe mal në vlerë prej 375 mijë euro.

Në pjesën e detyrimeve, ai thotë se ka 32,400 euro kredi.

Aliu në pjesën e pasurive ka deklaruar se ka dy vetura, njëra në pronësi të vetën në vlerë prej 5,500 euro dhe Citroën C3 në vlerë prej dy mijë euro.

Ai thotë se merr pagë vjetore rreth 1,300 euro apo 15,492 euro në vit.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Gjakovës ka deklaruar pasurinë.

Ardian Gjini, në deklarimin vjetor të pasurisë thotë se ka patundshmëri në vlerë prej 410 mijë eurove.

Gjini thotë se ka dy vetura në në pronësi të tij në vlerë prej 21 mijë euro.

Në pjesën e detyrimeve, ai thotë se ka 9 mijë euro kredi për blerje të pronës dhe 6 mijë euro të kursyera.

Në raport, Gjini ka vënë në pah se merr pagë vjetore prej 14,232.84 euro, apo rreth 1,200 euro në muaj.

Ndryshe, sipas njoftimit të AKK-së, në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4,819 persona, prej të cilëve 4,755 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë.

Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 35 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending