Aktuale
Pasuria e Ramush Haradinajt – Tri shtëpi, banesë e pasuri tjera
Ish-kryeministri i Kosovës, tani kandidat për një mandat të ri, Ramush Haradinaj ka tri shtëpi e një banesë, me vlerë nga 70 mijë euro deri në 300 mijë euro. Nga këto pasuri të paluajtshme dy shtëpi dhe një banesë janë në pronësi të kandidatit të AAK-PSD për kryeministër, ndërsa një shtëpi është në pronësi të përbashkët.
Shtëpia me hapësirë 950 m2, e cila është në pronësi të Haradinajt, sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion, kap vlerën 300 mijë euro. Kjo shtëpi është deklaruar se është ndërtuar me mjete vetanake të kryeministrit dhe me ndihmën e dhënë nga bashkëluftëtarët e tij. Ndërsa, 30 mijë euro më pak e ka vlerën shtëpia familjare.
202 mijë euro kushton shtëpia tjetër 500 m2, që Haradinaj e kishte blerë në vitin 2016. Ndërsa, një vit më vonë, Haradinaj ka blerë një banesë 213 m2, që ka kapë vlerën vetëm 70 mijë euro, raporton Ndërtimi.info.
Kandidati për kryeministër, nga kolaiciont AAK – PSD, ka edhe tokë kodrinore, në pronësi të përbashkët, që ka vlerë 75 mijë euro si dhe ka blerë një tokë truall me çmim 27 mijë e 300 euro, që është në pronësi të tij.
Përveç pasurive të paluajtshme, Ramush Haradinaj kishte deklaruara të ardhura mujore 8 mijë e 229 euro, nga qiraja e shtëpisë, paga që merrte si kryeministrit si dhe pensioni invalidor. Ndërsa bashkëshortja e tij Anita, ka të ardhura mujore 2 mijë e 660 euro, nga tri vende pune.
Bashkëshortja e Haradinajt ka në pronësi një veturë, në vlerë 8 mijë euro, ndërsa kryeministri nuk ka veturë në pronësi.
Ramush Haradinaj kishte deklaruar se ka para gatshme 71 mijë e 720 euro, të cilat i mbanë në bankë. Por, Haradinaj ka deklaruar se ka edhe kredi.