Connect with us

Aktuale

Pasuria e kryetarëve të Komunave të Kosovës, kush më i pasur e kush më i ‘varfër’

Published

on

Ditë më parë, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve politik të Kosovës.

Deklarimet e pasurisë treguan se disa prej tyre janë edhe milionerë.

Por, cila është pasuria e kryetarëve të komunave, kush është më i pasur e kush ka më pak, mund t’i kuptoni në përmbledhjen më poshtë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e tij ka treguar se ka të ardhura vjetore 17,336 euro, ndërsa nga shpenzimet e rimbursuara 2,140 euro.

I pari i kryeqytetit ka deklaruar se është me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen NIC në Çagllavicë, në pronësi të vëllait.

Ai nuk ka edhe aq para në bankë. Në deklarimin e tij vërehet se ai ka të kursyera vetëm 4 mijë e 200 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 2 mijë euro.

Ndryshe, nga disa kryetar të tjerë me nga dy-tri vetura, Ahmeti ka vetëm një veturë me vlerë prej 8000 euro, të tipit Skoda Superb.

Në anën tjetër, kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka deklaruar pak pasuri. Ai gjithsej ka deklaruar katër pasuri të paluajtshme, vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.

Ndërsa, në banka ai ka të kursyera 19.000 euro, kurse paga e tij si kryetar është 1.187.82.

Për dallim nga dy të parët, Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri nga deklarimi i tij i pasurisë në AKK, del të jetë milioner.

Ai ka deklaruar 2.4 milionë euro pasuri të paluajtshme.

Pronësi e tij sipas këtyre të dhënave janë një tokë prej 10.000.00 metra katrorë të cilën e ka blerë më 2012 dhe e ka vlerën 25.000 euro , shtëpi dhe tokë të cilat i ka blerë më 2014 me vlerë 40.000 euro dhe një tokë tjetër po ashtu e blerë për 25.000 euro. Pjesën tjetër të pronës e ka konsideruar të përbashkët ose në emër të prindit.

Po ashtu, ai ka deklaruar dy vetura në vlerë prej 26 mijë euro. Ndërsa, ka edhe detyrime financiare ndaj bankave e që vlera e tyre është 99.000 euro.

Kurse, prej pothuajse të gjithë kryetarëve, Ramiz Lladrovci del të jetë ‘merakli’ i tokave, të blera disa me mjete familjare e disa nga kursimet e tij.

Kryetari i Drenasit në deklarimin e tij të pasurisë ka treguar për shtëpinë e trashëguar nga familja me 480 metra katror, banesë me 199 metra katror, të blerë sipas tij, nga mjetet e kursyera në Gjermani, pastaj tokë 13. 489 metra katror, një tokë tjetër me 139 metër katror, mjete të kursyera nga familja dhe shitja e një veture.

Ndërsa, toka tjetër është 50 mijë metra katrore, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Gjithashtu, tokë 20 mijë metra katror, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Ai ka deklaruar edhe dy trolle me 8 mijë metra katror, të ndara nga komuna e Drenasit për familjet e dëshmorëve, një banesë me 38 metra katror të blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një lokal me 70 metra katror, të blerë me mjete të kursyera nga familja.

Sa i përket veturave, Lladrovci ka një ‘Golf’, ‘Mercedes’ dhe një Audi A6, transmeton Indeksonline.

Lladrovci ka edhe orë dore Rolex, e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 9 mijë euro, orë dore Cartier e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 3 mijë euro, stoli ari e blerë nga buxheti familjar në vlerë 11 mijë euro.

Edhe shoku i tij, Bekim Jashari ka deklaruar pasurinë e tij e që është kogja e madhe.

Bekim Jashari në vitin 2017 kandidoi për kryetar të Skenderajt ku edhe u zgjedh nga qytetarët për t’i përfaqësuar.

Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi familjare dhe e përbashkët, çmimi i së cilës nuk është bërë i ditur, një tokë, dhe një pronë e paluajtshme për qirambajtje për 99 vite në vlerë prej 12 mijë e 125 euro.

Jashari ka tri vetura të cilat i shfrytëzon. Këto vetura kapin shifrën e mijërave eurove e që blerja e tyre sipas kryetarit është bërë me mjete vetanake.

Tri veturat atij i kanë kushtuar hiç më pak 66 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Pos ushtrimit të detyrës si kryetar, ai ka edhe aksione me një shoqëri komerciale. Bëhet fjalë për “Premium Group Kosova Sh.P.K”, e cila kapital 250 mijë euro.

Kryetari i Skenderajt ka mjaftë para të gatshme që mbanë në institucionet financiare e që në total kapin shifrën prej 61 mijë euro.

Në njërën bankë ka deklaruar 36 mijë e 900 euro e 91 cent, në tjetrën 24 mijë e 729 mijë e 62 cent. Kurse, në bankën e tretë ai ka deklaruar 243 euro e 33 cent.

Ndërsa, të hyrat vjetore nga Komuna janë 14 mijë e 831 euro e 76 cent.

Pos, prej komunës, ai të hyra vjetore ka edhe nga aksionet në shoqërinë komerciale, prej se cilës merr 27 mijë e 960 euro.

Ndërsa, edhe Lutfi Haziri, Kryetar i Gjilanit ‘nuk qëndron keq’ me pasuri.

Kështu, ai ka thënë se i ka 13 parcela me tokë dhe një banesë, që arrijnë vlerën e gati 2 milionë eurove.

Kurse, në emër të tij janë rreth 116 mijë euro në institucione të ndryshme financiare në Kosovë.

Po ashtu edhe prindërit e tij posedojnë rreth 79 mijë euro para të gatshme në njërën nga bankat në Zvicër. Mijëra euro janë deklaruar si para të gatshme edhe të fëmijëve të të parit të Gjilanit.

Ndërsa, kryetar milioner nga deklarimet e pasurisë del të jetë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pasuria e tij paluajtshme kap vlerën 7 milionë e 560 mijë euro, mes tyre katër shtëpi dhe një tokë bujqësore.

Bahtiri ka deklaruar se toka bujqësore 17 hektar ka vlerën 6 milionë e 200 mijë euro.

Gjithashtu sipas deklarimit, ai ka ende në pronësi veturën luksoze të tipit Audi Q7 e cila kushton 10 mijë euro.

Para të gatshme të ruajtura në bankë Bahtiri ka 10 mijë euro, ndërsa ka kredi 450 mijë euro për blerjen e një shtëpie të cilën e ka me kohëzgjatje 2015-2019.

Për dallim nga Bahtiri, një kryetar tjetër ka deklaruar vetëm 35 euro në bankë.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati në bazë të deklarimit të tij në AKK, tregon se nuk posedon ndonjë pasuri të paluajtshme në emër të tij, shtëpia trualli dhe lokalet janë në pronësi të prindërve të tij.

Në deklarimin e bërë ai ka njoftuar se posedon një veturë, vlera e së cilës është 11 mijë e 700 euro dhe se atë e blerë me kredi, transmeton Indeksonline.

Madje, ai ka vetëm 35 euro e 84 centë para të gatshme në institucionet financiare. Kurse prindërit e tij kanë rreth 500 euro para të gatshme në bankë.

Kastrati ka edhe detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Qëllimi i detyrimit është kredi për blerje të veturës, pajisje për shtëpi.

Nga paga e tij vjetore si kryetar i Kamenicës, Kastrati fiton 13,944.00 euro.

Edhe Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një truall që ka vlerën e 20,560,00 euro dhe një shtëpi banimi në vlerë prej 55 mijë euro, që thotë se e ka blerë nga kursimet dhe kredia.

Tahiri vozitë një veturë VW Tiguan të vlerë në vitin 2017 dhe që çmimin 12,800,00 euro.

Kurse, pasuria e nënkryetarit të AAK-së, njëherësh, Kryetar i Gjakovës, Ardian Gjinit arrinë milionëshin.

Ai ka një banesë në çmim prej 30,500,00 euro, një shtëpi të papërfunduar 40 mijë euro, një shtëpi të prindit 150 mijë euro dhe një dyqan që kap shifrën prej 190 mijë eurove.

Ndërsa, ai ka dy vetura që i shfrytëzon, një Mercedes Benz dhe një Opel Corsa, që të dyja bashkë arrijnë çmimin prej 21 mijë euro.

Gjini para të gatshme në bankë ka 6 mijë euro, ndërsa edhe një kredi prej 9 mijë eurove që thotë se e ka marrë për blerje prone.

Ndërsa, Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit ka deklaruar shumë ara punuese e shtëpi.

Ai ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 300 mijë eurove, që thotë se e ka blerë me para nga puna në organizata ndërkombëtare dhe trashëgimi.

Shtëpia tjetër është në vlerë prej 270 mijë eurove e prindit, shtëpi-dy objekte, e prindit 300 mijë euro, shitore e trashëguar nga gjyshi në vlerë prej 150 mijë euro, shitore tjetër me çmim 120 mijë euro.

Ndërsa, ka ara punuese që thotë se janë trashëgimi nga prindi. Njëra ka vlerën e 800 mijë eurove, ndërsa tjetra e 300 mijë euro.

Haskuka ka edhe banesë të cilën thotë se e ka blerë prej fondeve nga pensionet e UNDP-së e që kap shifrën prej 54 mijë eurove.

Ndërsa, ai ka deklaruar një tokë bujqësore në emër të bashkëshortes e që ka çmimin 33 mijë e 669 euro, të blerë me kredi.

I pari i Prizrenit ka edhe tri vetura që njërën e ka deklaruar në emër të bashkëshortes e tjetrën në emër të prindit. Vlera e tyre në total është 29 mijë euro.

Ndërsa, ai ka para të gatshme në tri institucione financiare e që shuma totale është 6 mijë euro.

Kurse, Kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka deklaruar se nga shitja e patundshmërisë-pronë e përbashkët, në kursime në bankë ka 40 mijë euro. /Indeksonline/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending