Connect with us

Trashëgimia

Pastrohet monumenti në Prishtinë, pronari do leje që ta bëjë bujtinë

Published

on

Pasditen e së hënës e kanë përfunduar punën për të cilën janë angazhuar: pastrimin e objektit që njihet si ish-Konsullatë ruse, serbe e austriake në Prishtinë. Rrezikshmëria e vendpunishtes është goxha e lartë.

Në mars të këtij viti ishte shembur një pjesë e mureve, e më pas kishin ndërhyrë edhe vetë institucionet duke demoluar një anë me arsyetimin se paraqiste rrezik për kalimtarët e rrugës “Xhemajl Prishtina”. Sipas Komunës së Prishtinës, pronari i monumentit që mbrohet si i tillë nga shteti, do të investojë për restaurimin dhe konservimin e tij. Këtë e ka thënë drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova.

Pronari Fitim Gjata historinë me projektin e tij për intervenim në këtë objekt e ka të gjatë. Do të provojë serish të marrë leje për projektin që e kishte dorëzuar në institucione para disa vjetësh, ani pse në mars i ishte kërkuar projekt i ri restaurimi, konservimi dhe rindërtimi duke u bazuar në gjendjen burimore.

Fitim Gjata qysh më 2011 kishte marrë leje për shndërrimin e objektit në bujtinë.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending