Connect with us

Featured

Pasqyra inteligjente që ju sjell palestrën në shtëpi

Published

on

Mirror është një ekran LCD i teknologjisë së lartë përmes të cilit realizohen klasa fitnesi me një instruktor virtual.

Mirror është një pasqyrë e vërtetë që mund të përdorni për rutinën tuaj të mëngjesit, por me teknologji të lartë të ndërtuar brenda. Paneli në vetvete është një ekran LCD, me altoparlantë stereo, një aparat fotografik dhe disa softuerë të mundësuar nga një procesor quad-core. Bluetooth dhe WiFi ju lejojnë të lidheni me pajisjet e monitorimit dhe të merrni klasat e aktiviteteve të ndryshme fizike ose të ushtrimeve të shumllojshme të cilat sugjerohen përmes ekranit të Mirror. Sa i përket klasave, ka kardio, yoga, boks, strech dhe pilates, me nivele të ndryshme për secilën prej tyre.

Ekrani i lidhur do të bëjë për ju instruktorin personal me 1,495 dollarë që kushton pajisja Mirror që është e ngjashme mjaft me një pasqyrë normale, dhe vetëm  39 dollarë shtesë në muaj për secilën nga klasat. Pasqyra është 52 inç e gjatë dhe mund të jetë e montuar në mur ose mund të vendoset në një mbajtëse metalike. Mirror kontrollohet nga një aplikacion i iOS; nuk është thënë ende asgjë nëse do të jetë gjithashtu e mbështetur edhe nga një aplikacion në Android. Ashtu si me shumicën e orëve të fitnesit, mund të vendosni një profil dhe të merrni disa rekomandime personale.

Nëse përdoruesi vendos të dhënat dhe cilësimet e veta personalesi dhe problematika që mund të ketë me muskujt apo zonat të cilat dëshiron të përmirësojë, Mirror rekomandon klasat e duhura si dhe ushtrimet për tu ndjekur, duke filluar nga lloji i aktivitetit dhe nivelit. Meqenëse klasat zhvillohen në kohë reale, ju gjithashtu mund të merrni përgjigje dhe reagime nga instruktorët. Mirror përfshin verifikimin e instruktorëve në platformën e saj, si dhe realizimin e një lidhjeje live me sistemin. Do të mund ta shihni instruktorin tuaj të përcaktuar vetëm për ju në pajisjen Mirror, së bashku me matje të tjera. Në fillim do të ketë mbi  50 klasa në javë, plus një listë e ushtrimeve sipas kërkesës së përdoruesit.

Në rast se një lidhje live e tillë është e bezdisshme për përdoruesin, atëherë bashkë me pajisjen është e përfshirë edhe mjë kapak për lenten e kameras, për të mundësuar privatësi si dhe ajo mund të fiket në çdo kohë që përdoruesi kërkon. Mirror është në thelb një video gjigante vertikale, kështu që përdoruesit do të duhet të rreshtohen pas njëri-tjetrit për të punuar së bashku, njëlloj siç ndodh që të rrjeshtohen dhe pozicionohen në pjesën e prapme të klasës në çdo palestër të mundshme. CEO Brynn Putnam thotë se nuk është dizajnuar të jetë një përvojë shumë-përdorues, por kompania mund të shikojë zgjidhje të tjera në lidhje me këtë.

Mirror do t’ju lejojë të sinkronizoni një Apple Watch ose monitorë të tjerë me Bluetooth të fitnesit, edhe pse aktualisht është e paqartë se cilat pajisje do të funksionojnë. Kompania është duke përfshirë një monitor të rrahjes së zemrës me blerjen e Mirror, e cila ka një çmim prej 1,495 dollarë. Për momentin, Mirror padyshim po rrit konkurrencën për Peloton dhe shërbime të tjera të palestrës në shtëpi.

Mirror siguron më shumë stërvitje dhe përdorime se sa një biçikletë stacionare e lidhur, por nuk do të merrni klasa çiklizmi me të, kështu që varet nga preferencat tuaja të stërvitjes. Dhe, në krahasim me anëtarësimin prej 39 dollarë në muaj të përfshirë në Mirror, kostoja mesatare e një klase pilates në rajonin e NYC është rreth 30 dollarë. Si alternativë, ekzistojnë një sërë video fitnesi dhe nganjëherë edhe transmetime të drejtpërdrejta të disponueshme falas në YouTube.

Në link gjeni videon: https://www.youtube.com/watch?v=WO8k87HIiz8

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending