Aktuale
Pas Rivlerësimit, jepet tenderi për infrastrukturën mbrojtëse në lumin “Morava e Binçës”

Komuna e Vitisë ka dhënë tenderin për renovimin dhe ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse përgjatë Lumit Morava e Binçës-Viti.
Për këtë tender janë dhënë një milion euro. Tender ky i cili ishte kthyer në Rivlerësim më parë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) për shkak të mos përfilljes së Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), atë të vlerësimit jo i barabartë i kompanive dhe mos respektimi i kriterit kryesor, atij të dhënies së kontratës e që ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët, raporton Ndërtimi.info
Renovimi e argjinaturave dhe ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse përgjatë Lumit Morava e Binçës, do ta bëjë grupi i operatorëve ekonomik “Pro&Co Group” Sh.P.K, N.N “Haxha Kom”.
Me këtë tender është paraparë të bëhet renovimi i argjinaturave dhe ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë Lumit Morava e Binçës-Komuna e Vitisë ku përfshihet pjesa e parë e fshatit Nasale-Ura e Gjylekarit. Kurse pjesa dytë e përfshinë Urën e Gjylekarit deri te Ura e Kllokotit si dhe pjesa e tretë shtrihet nga Ura e Kllokotit drejtë Urës së Vitisë për përfunduar më pas në Urën e fshatit Binçë.
Paramasa e Lumit Morava pjesa e tretë Ura e Kllokotit-Ura e Vitisë-Ura e fshatit Binçë është L=L1+L2=4386.92+3298.0=7684.92 metra.
Po ashtu në përshkrimin e qëllimit të kontratës është thuhet se do të bëhen matjet gjeodezike, përcjellja e kuotave të profileve gjatësore dhe tërthore, përgatitja e punishtes për fillimin e punimeve, prerja e të gjitha drunjve, shelgjeve, nxjerrja e rrënjëve të tyre dhe transporti i tyre deri në deponi në largësi 10 kilometërshe.
Punë tjera që do të bëhen për rregullimin e shtratit është edhe gërmimi i dheut për të bartur lumin në vijat projektuese sipas profileve tërthore dhe gjatësore. Kurse me dheun e zgjedhur nga gërmimi do t bëhet mbushja e bankinave në gjerësinë e projektuar dhe mbushja e ragjinturave në gjerësinë e projektuar dhe mbushja e argjinaturave në lartësinë dhe gjerësinë e projektuar duke e ngjeshur dhe nivelizuar.
Transporti i mbeturinave dhe rrënjëve të drunjve do të bartet deri në deponinë të cilën e cakton organi mbikëqyrës.
Veç këtyre, të gjitha rrjedhave anësore duhet t’iu ndërtohet argjinatura nga dheu i gërmuar në largësi të Lumit Morava së paku 100 metra derisa nuk arrihet kuota e lartësisë së argjinaturës së Lumit Morava.
Në puseta duhet të vendosen gypat ventil jo kthyes. Për të bërë përcjelljen e ujërave atmosferikë nga sipërfaqja e tokës në lum do të montohen gypa PVC PVC Ø500 mm. Dhe së fundmi do të bëhet ndërtimi i kokave hyrëse dhe dalëse nga betoni ku janë të vendosura gypat.
Me shumën e 1 milion e 450 mijë euro ishte paraparë të bëhet renovimi i argjinaturave dhe ndërtimi dhe infrastruktura mbrojtëse përgjatë Lumit Morava e Binçës-komuna e Vitisë. Pjesa e parë-fshati Nasale-Ura e Gjylekarit; Pjesa e dytë prej Urës së Gjylekarit-Ura e Kllokotit dhe pjesa e tretë Ura e Kllokotit e deri të Ura e Vitisë që gjendet në fshatin Binçë.
