Aktuale
Pas procedurave të tejzgjatura, sot bëhet vënia e gurthemelit për Muzeun e Historisë së Natyrës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/muzeu-1.jpg)
Sot në ora 14:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do ta bëjnë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”.
Ceremonia do të zhvillohet në fshatin Sllatinë, Komuna e Fushë Kosovës, në Parkun “Te Pishat”. Gjendet rreth 18 km në perëndim të Prishtinës.
Shkeljet ligjore që u bënë në dhënien e tenderit për ndërtimin e “Muzeut të Historisë së Natyrës” që ishte iniciuar në 2015-ën, kanë bërë që ndërtimi i tij të zvarritet deri më tash.
Pas shqyrtimit të ankesave nga operatorët ekonomik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të dytën herë pati zgjedhur kompaninë për ndërtimin e këtij muzeu.
Tenderi i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “N.N.R&Rukolli” Sh.P.K, “Call Home Elektronics” Sh.P.K. me çmim 2 milionë e 378 mijë e 431 euro e 81 cent.
Lokacioni i muzeut me rreth 4800 metra katrorë do të jetë parku i Pishave në Sllatinë. Hapësirat e të cilës do të jenë për ekspozitë të përhershme për 880 eksponante, për ekspozitë të përkohshme me 400 metra katrorë sa edhe do të jetë arkivi.
Muzeu do të ketë planetarium, auditorium, bibliotekë, kënd të fëmijëve, restorant, shëtitore dhe hapësira administrative.
Sipas përshkrimit të lëndës në kontratë thuhet që qëllimi i ndërtimit të objektit “Muzeu i Historisë së Natyrës” është se koleksionon, ekspozon dhe arkivon mbetjet e çfarëdo organizimi në standarde më të larta të mundshme për të siguruar ruajtjen e tyre dhe të gjitha informatave rreth tyre.
Ky muze do t’iu ofroj qytetarëve të Kosovës ekspozita të përhershme dhe të përkohshme me eksponate nga zoologjia, gjeologjia, botanika dhe të tjera.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)