Aktuale
Pas demolimit, rivendoset platoja në Kalanë e Vushtrrisë
Është rivendosur platoja në Kalanë e Vushtrrisë, pasi që ditë më parë isht demoluar.
Rivendosja e platosë në Kalanë e Vushtrrisë është bërë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së IKMM-së, Ardiana Qorraj, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.
Kalaja e Vushtrrisë ka qenë temë e diskutimi, ku ka marrë vëmendje dhe përfshirje të institucioneve qendrore e lokale, shoqërisë civile, medieve, për dhënien në shfrytëzim për restaurant.
Drejtoresha e IKMM-së, Ardiana Qorraj, ka thënë se debati që është krijuar ka ngjallur polemika të panevojshme e lajthitje të opinionit të gjerë për shkak të moskoordinimit të duhur në mes të institucioneve qendrore dhe lokale.
“Kalasë së Vushtrrisë i nevojitet ruajtja e saj dhe mirëmbajtja, si dhe në një afat sa më të shkurtë hartimi i planit të menaxhimit. Trashëgimia kulturore duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe jo politikave ditore që mund të çojnë në moskoordinim të duhur të institucional”, ka shkruar Qorraj.
Postimi i plotë i saj:
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), sot (e shtunë) po rivendos platonë e Kalasë së Vushtrrisë, pas demolimit që kishte ndodhur ditë më parë. Rivendosja e platosë po bëhet në zbatim të vendimit të ish u.d. drejtorit, z. Agim Gërguri, i cili kishte marrë vendim për kthimin e platosë në gjendjen e mëparshme, si dhe ekzekutimi i punimeve po bëhet nga punëtorët e angazhuar nga IKMM-ja. Kalaja e Vushtrrisë ka qenë temë e diskutimi, ku ka marrë vëmendje dhe përfshirje të institucioneve qendrore e lokale, shoqërisë civile, medieve etj., për dhënien në shfrytëzim për restaurant. Debati që është krijuar ka ngjallur polemika të panevojshme e lajthitje të opinionit të gjerë për shkak të moskoordinimit të duhur në mes të institucioneve qendrore dhe lokale. Kalasë së Vushtrrisë i nevojitet ruajtja e saj dhe mirëmbajtja, si dhe në një afat sa më të shkurtë hartimi i planit të menaxhimit. Trashëgimia kulturore duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe jo politikave ditore që mund të çojnë në moskoordinim të duhur të institucional.
Me respekt,
Ardiana Qorraj,
U.D, drejtoresh e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM)
You must be logged in to post a comment Login