Aktuale
Parregullësitë në tender zvarrisin ndërtimin e çerdhes “Yllkat”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/34670021_10157497515467166_2814467952827432960_n.jpg)
Objekti i vjetër i çerdhes ‘Yllkat’ që rrezikonte të shembej, ishte rrënuar nga Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018-të, në mënyrë që në po të njejtën hapësirë të ndërtohet një objekt i ri.
Ky projekt që parashihej të përfundonte në fund të vitit 2018, e që kap vlerën e 800 milionë eurove nuk ka filluar së ndërtuari as brenda 6 muajve të parë të 2019-tës.
E në dhënien e këtij tenderi janë gjetur parregullsi. Këto parregullësi janë evidentuar nga Raporti i Adutimit.
Sipas këtij raporti operatori ekonimik kishte ofruar siguri vetëm për një vit.
“Bazuar në rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, pika 30, Siguria e Ekzekutimit është paraparë të mbështetë përmbushjen e kontratës dhe mbetet valide për një periudhë prej 30 ditë pas kompletimit të kontratës. Gjatë testimit të aktiviteteve të prokurimit në dy (2) raste identifikuam se sigurimi i ekzekutimit nuk mbulonte kohëzgjatjen e kontratës. Siguria e Ekzekutimit ishte jo e plotë për këto raste: Kontrata ‘Ndërtimi i çerdhes së fëmijëve Yllka’ në Prishtinë në vlerë 782,537€, ishte lidhë për periudhën 3 vjeçare ndërsa Operatori Ekonomik (OE) në momentin e nënshkrimit të kontratës, kishte ofruar siguri vetëm për një vit”, thuhet në Raportin e Auditimit, përcjellë Ndërtimi.info.
Ofrimi i sigurimit të ekzektuimit të kontratës për periudhë më të shkurtër se sa kohëzgjatja e realizimit të projekteve deri në pranimin final të punimeve, sipas raportit pamundëson ndëshkimin eventual ndaj operatorëve në rastet kur kontratat nuk përmbushet si dhe rrezikon vet realizmin.
Për këtë, Minsitrisë së Arsimit i rekomandohet që duhet të aplikoj kontrollë përkatëse dhe të sigurojë se me rastin e nënshkrimit të kontratave, zyra e prokurimit vendosmërisht zbaton kërkesat që siguria e ekzekutimit të mbuloj tërë periudhën e përmbushjes së kontratave.
Ndërkohë kujtomë historikun e nisjes së rrënimit dhe proejktit për ndërtimin e objektit të ri të cerdhes ‘Yllkat’ në Vellushë të Prishtinës.
Më 24 prill të vitit 2018 ishte bërë rrënimi i objektit të vjetër të çerdhës “Yllkat” në Prishtinë. Rrënimi ishte bërë për shkak se çerdhja e vjetër rrezikonte fëmijët dhe stafin si dhe për t’i lëshuar rrugë objektit të ri që parashihej të ndërtohej në atë hapësirë.
Komuna e Prishtinës në korrik të 2018-tës ishte zotuar se do ta ndërtonte objektin e ri të çerdhes Yllkat te Blloku, rrugës për Gërmi. Lajmin e kishte bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Një numër i madh i kompanive ia kishin mësyrë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhye Teknologjisë për të dorëzuar ofertat e tyre për të bërë ndërtimin e çerdhes për fëmijë ” Yllkat”, në kryeyqytet.
Gjithsej 14 tenderë ishin pranuar për këtë tender, por që fituese është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “N.N.SH. ” TOP PROJEKT “; N.N.P.”BENGINEERING”, shkruan Ndërtimi.info.
Sipas njoftimit që ka publikuar MASHT-i në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, përfundimi i këtij projekti pritej të zgjaste 3 vite.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ishte zotuar se çerdhja e re do ishte gati në vitin 2018, por një gjë e tillë nuk ndodhi./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)