Arkitekturë
Parkingu brutalist në Londër, përfundimisht do shkatërrohet për t’u zëvendësuar me një hotel luksoz

Parkingu i makinave në Welbeck Street nga epoka brutaliste e Londrës, do të shkatërrohet dhe do të zëvendësohet me një hotel luksoz, pavarësisht nga fushatat për të shpëtuar fasadën e saj unike, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Javën e kaluar Këshilli Westminister miratoi planet e paraqitura nga Shiva Hotels për të prishur parkingun brutalist të makinave, i projektuar në vitin 1971 nga Michael Blampied & Partners, dhe ta zëvendësojnë atë me një hotel 10-katësh.
Plani për ta rrëzuar ndërtesën, e cila ka një fasadë të mrekullueshme me trekëndësha diamanti të formuar prej betoni të parafabrikuar, u miratua së pari në 2017.
Arkitekti Eric Parry paraqiti dizajne për një hotel me një fasadë qeramike, por zhvilluesit më vonë ndërruan arkitektët. Dizajni i ri i “EPR Architects” përfshin një model me një fasadë me vija të holla që arta që gërshetohen mbi hyrje dhe vazhdojnë në cep të ndërtesës.
Shiva Hotels bleu
parkingun e makinave “Welbeck Street” për një shumë prej 100 milionë funtash në
vitin 2016, pasi organet për trashëgiminë e Anglisë historike vendosën të mos e
listojnë atë.
Me fasadën dhe vendin e tij të veçantë në historinë brutaliste të Britanisë,
parkingu i makinave në Welbeck ka shumë tifozë në komunitetin e arkitekturës. Kolumnisti
i Dezeen, Sam Jacob e quajti atë një nga ndërtesat më të rëndësishme në
kryeqytet.
Megjithatë, statusi i saj si një parking i makinave në një pjesë që gjithnjë e
më shumë po kthehet në një zonë për këmbësorë në Londrës, ku toka është
vlerësuar me një çmim të lartë, e bëri atë një objektiv për zhvilluesit.
Pas planeve të para për ta shkatërruar atë, u propozua një koncept propozimesh në këshill, i cili tregoi se parku shumëkatësh mund të shndërrohej në një hotel duke ruajtur fasadën origjinale.
“Twentieth Century Society” tha se ishte “shumë zhgënjyese që fasada e saj mahnitëse dhe e çmuar nuk ishte ruajtur në planet e reja.
Vitet e fundit disa ndërtesa brutale të dizajnuara në vitet 1960 dhe 1970 janë shkatërruar duke përfshirë edhe Robin Hood Gardens të Alison dhe Peter Smithson në Londër.
Fotot e prishjes së kësaj ndërtese së bashku me ato të projektuara nga Paul Rudolph, John Johansen, John Madin dhe Bertrand Goldberg u përfshinë në një ekspozitë në galerinë e artit Pinkcomma në Boston.

